E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo Na duhet nje ndermjetes nga SHBA per te zgjidhur krizen

/ /

Presidenti Bamir Topi do te zhvilloje sot nje takim me politikanin e njohur Sabri Godo. Ne nje interviste per gazeten Panorama Presidenti i Nderit i Asamblese se PR-se shprehet se vendit i duhet nje negociator nga SHBA-ja per zgjidhjen e krizes pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit.
Zoti Godo ju do te keni sot nje takim me Presidentin Bamir Topi. Cili eshte qellimi i ketij takimi
Presidenti me ka thirrur per nje kafe dhe ai e di perse me ka thirrur.
A do te paraqisni ju nje zgjidhje te kesaj situate politike gjate takimit me kreun e shtetit
Ne qofte se ai hyn ne kete bisede une do te them mendimet e mia.
E shikoni Presidentin si negociator lidhur me kete ceshtje
Ne situaten e tanishme me duket e veshtire por megjithate cdo iniciative eshte e mirepritur. Une them se mund tu behet nje thirrje partive qe te heqin dore nga demonstratat deri ne zgjedhjet lokale. Kjo per te gjitha palet. Nuk me duket se ky vend ka nevoje per demonstrata. Pas 21 janarit ky vend ka nevoje per qetesi per rend per pune dhe per paqe.
Me kete situate qe u krijua pas demonstrates se 21 janarit e shikoni te mundshem zhvillimin e zgjedhjeve lokale ne 8 maj
Zgjedhjet duhet te behen perndryshe ketu pastaj fillon e mban ere anarki vendi. Gjerat duhet te kthehen patjeter ne normalitet. Mua me duket se kjo eshte nje kerkese e te gjithe shqiptareve pavaresisht nga interpretimet qe bejne partite per strategjite dhe politikat e tyre.
Zgjedhjet mund te mbahen edhe pa pjesemarrjen e opozites
Jo. Kjo do te ishte me te vertete shume e demshme. Nuk ka vend ne demokraci qe te funksionoje pa nje demokraci prezente dhe aktive.
Po persa i perket mundesise se emerimit te nje negociatori te huaj E shikoni si alternative qe mund te zgjidhe krizen
Une gjithmone kam mbrojtur idene qe nje ndermjetesim i Shteteve te Bashkuara do te ishte efektiv. Kjo nuk presupozon kurrsesi lenien menjane te Europes do te ishte nje bashkepunim mes Shteteve te Bashkuara dhe Europes per te nxjerre Shqiperine nga kjo gjendje meqenese ajo nuk del dot vete.
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot dje nje takim me kreret me te larte te ushtrise. A eshte e nevojshme qe te merret ne konsiderate edhe nderhyrja e saj
Me duket krejt jashte vendit te vihet ushtria ne levizje. Nuk kemi pse te japim pershtypjen e nje vendi te tensionuar ne gjendje lufte. Kjo eshte edhe jashte realitet. Pyesni qytetaret ne rruge dhe askush nuk do turbullira dhe konfrontime.
Pas ngjarjeve te 21 janarit kreu i ekzekutivit eshte shprehur se nuk ka marre asnje te dhene nga Sherbimi Informativ Shteteror per pergatitjen e demonstratave...
Kjo eshte nje ceshtje tjeter ne qofte se ne te vertete sherbimi sekret nuk i ka dhene asnje informacion qeverise mbi pergatitjen dhe zhvillimin e demonstrates eshte mungese e gjithe sherbimit. Por megjithate duhen pyetur edhe ata duhet te degjohen te dyja palet kur ka nje ceshtje te kontestuar.                                       a.sh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›