E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien kerkesat shqiptare KiE miraton raportin e Martit

/ /

Me 166 vota pro 8 kunder 14 abstenim Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes miratoi rezoluten e titulluar Investigim per pretendimet mbi trajtimin johuman te njerezve dhe trafikun e paligjshem te organeve njerezore ne Kosove. Por ky ndryshim te titull u cilesua i rendesishem nga deputetet shqiptare pasi tashme do te kete investigim te thelluar mbi pretendimet e Martit per trafik organesh dhe jo mbi akuzat e tij. shte nje sukses i madh qe ndryshuam titullin e raportit se nga akuza per trafik organesh tani do te kemi te bejme me pretendime per trafik organesh ku edhe pala shqiptare eshte e interesuar qe te kete investigim. Gjate gjithe kesaj kohe ne kemi pasur nje koordinim te raportit te Dik Martit sepse kjo afekton te gjithe shqiptaret pavaresisht se kush eshte sot ne pushtet apo ne opozite kush eshte ne proteste apo ne anen tjeter te barrikades deklaroi dje Kastriot Islami deputet i PS-se anetar i delegacionit shqiptar. Por pavaresisht ndryshimit te titullit te rezolutes Keshilli i Europes nuk pranoi asnje amendament nga pala shqiptare duke i rrezuar asaj te gjitha kerkesat. Sipas rezolutes te miratuar nga KiE i kerkohet EULEX-it ne Kosove qe te ruaje te gjithe deshmitaret dhe te kete nje hetim nderkombetar mbi te gjitha pretendimet. Por ne fund te procesit te votimit vetem 8 deputete ishin kunder mes tyre edhe dy deputetet shqiptare Shpetim Idrizi e Damian Gjiknu. Deputeti tjeter shqiptar Ilir Rusmali njeheresh kreu i delegacionit shqiptar ne KiE votoi pro kesaj rezolute duke iu bashkangjitur 165 deputeteve te tjere. Nderkaq edhe 16 vota te tjera u shenuan abstenim. Kunder raportit dhe abstenim votuan deputetet nga Turqia Maqedonia Italia ekia e Gjeorgjia. Por gjate debatit ne seance ku moren pjese mese nje e treta e deputeteve u debatua ashper mes anetareve per te dhenat e raportit. Une nuk kerkoj te demtoj imazhin e shqiptareve te Kosoves Shqiperise apo Maqedonise por kerkoj te mbeshtes ceshtjen e te drejtave te njeriut e gjithashtu respektoj cdo burre dhe grua shqiptare i sigurt se cdokush synon te gjej te verteten deklaroi Dik Marti ne Asamble.

Debatet ne KiE

Dik Marti Pse askush nuk kerkoi faktet ku ishin autoritetet nacionale Pse preferuan te heshtnin ndaj kesaj ceshtjeje Une nuk kerkoj te demtoj imazhin e shqiptareve te Kosoves Shqiperise apo Maqedonise por kerkoj te mbeshtes ceshtjen e te drejtave te njeriut e gjithashtu respektoj cdo burre dhe grua shqiptare i sigurt se cdokush synon te gjej te verteten.
Klaas de Vries Kemi shume pyetje pa pergjigje. Raporti i Martit eshte nje dokument urgjent boteror qe duhet te investigohet. shte nje ceshtje shume sensitive ndaj publikut te gjere. Reporteri i Asamblese nuk mund te marre kurre persiper te vendose ne rrezik jeten e disa njerezve. Komiteti nderkombetar duhet te garantoje mbrojtje te tyre. Te gjithe ne qe besojme ne te drejtat e njeriut dua qe zgjidhja te gjendet ne rruge sa me te sigurt.
Mr. Holger Habach Kush eshte viktima Marti beri nje raport dhe ne i jemi shume mirenjohes. shte e rendesishme te ngrihet zeri per ata qe kane humbur njerezit e tyre familjaret miqte si pasoje. Partite politike po e bejne disi te veshtire zbardhjen ja pse une besoj akoma me shume se na duhen fakte. Situata ne Kosove eshte problematike. Sdo kemi paqe pa drejtesi
Jaoo Bosco Mota Raporti i Martit eshte horror akuza terrorizmi ku perfshijne dhe autoritetet. Probleme si krimi i organizuar jane nje problem qeveritar i shemtuar. Principi i KE nuk na lejon te mbyllim syte. Te kete investigim
Valery Parfenov Te themi te verteten ose jo Marti zgjodhi te paren. shte nje e vertete e hidhur. Kjo eshte zgjedhje e jona dhe do marre rendesine e duhur. Amendamentet e sotme na kane goditur. Dua te perfundoj se Karla del Ponte ishte e drejte. Drejtesia duhet te jete ne vendin e vet. shte nje demtim nderkombetar.
Darja Lavitzar Kerkojme provat e nevojshme por sa me shume kalon koha aq me e veshtire behet. Kemi te bejme me dhunimin e humanitetit dhe te te drejtave te njeriut. Keto akuza duhet te justifikohen. Duhet nje institut i pavarur si ne Shqiperi edhe ne Kosove ndryshe smund te kemi rezultate te kenaqshme.
Branko Ruzic Serbi Falenderojme Martin per demonstraten diplomatike. Kjo eshte ceshtje me nje background etnik. Pragmatizem politik per mafien. Kemi fakte shume te rendesishme te viteve 1999-2000. Smund te verbohemi para fakteve. Ndertesa e verdhe smund te jete manipulim. shte e rendesishme qe raporti  te perdoret si verifikim i misionit. Ne kemi bere marreveshje per te vendosur paqe dhe sinqeritet te pergjegjshem.
Jean Chartes Garde Raporti eshte horror dhe historik. Seshte kunder por qytetaret e Kosoves meritojne teresisht respekt eshte ceshtje drejtesie. E di mire se cfare presioni mund te ushtrohet. Komuniteti nderkombetar duhet ti jape liri drejtesise.
Schuster Dhunimi i te drejtave te njeriut dhe krimi i organizuar duhen denuar. Nuk jemi ketu per te folur se cfare mendojne njerezit per raportin apo per pavaresine e Kosoves. Ne duam investigim fakte.
Mr KOX Holande Ne Asambleja Parlamentare nuk jemi gjyqtaret dhe Dik Marti nuk eshte prokuror por ai eshte raportuesi tone dhe ai eshte ne mesin e ketij Kuvendi. Kryeministri Berisha do te jete me ne keto dite. Ai e ka quajtur nje nga raportuesit me te mire si nje racist antishqiptar dhe kjo eshte e turpshme. Ne presim qe kryeministri Berisha te shprehe keqardhjet e tij per dike qe eshte sic thashe nje nga raportuesit tane me te mire.
Mr FRCON France Simboli i ketyre thashethemeve ishte e famshmja Shtepia e verdhe i cili eshte raportuar ne Der Spiegel. Shtepia e Verdhe duket te kete qene nje qender e dyshuar se kane mbajtur deri ne 300 te paraburgosur.
Mr Ruzic Serbi Rezoluta ka zbuluar disa fakte shume te rendesishme per sa u perket ngjarjeve te 1999 dhe 2000 pas vendosjes se misionit nderkombetar ne Kosove dhe Metohi dhe ne menyre te qarte e pershkruan si sjellje te papergjegjshme te forcave nderkombetare dhe brutaliteti i te ashtuquajtures Ushtrise lirimtare te Kosoves. Ne nuk kemi te drejte te bejme nje sy qorr per fatin ende te pazgjidhur per rreth 2 000 persona. Indikacione te qarta me trafikun e organeve njerezore kercenime zhdukja e deshmitareve dhe perqindje te larta te organeve te identifikuara gabimisht nga ekipet jane thjesht te papranueshme.

Amendamentet e delegacionit shqiptar

Amendamentet
e delegacionit shqiptar

19.1. SHTETET T KONTRIBUOJN PR
19.1.1 ti shperndare EULEX-it ndihmat per te cilat ka nevoje ne aspektin e logjistikes dhe te stafit per tu marre me rolin jashtezakonisht kompleks dhe te rendesishem qe i eshte besuar
19.2 EULEX-in Q
19.2.1 te vazhdoje me punen e saj hetimore
19.2.2 te marre cdo mase te nevojshme per te siguruar mbrojtjen efektive te deshmitareve dhe per te fituar besimin e tyre
19.4 AUTORITETET
SERBE PR T
19.4.1 bere cdo perpjekje per te kapur personat ende te kerkuar nga ICTY per krime lufte vecanerisht gjeneralin Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic te cilet nuk jane ndeshkuar dhe ende perbejne nje pengese serioze per procesin e pajtimit dhe qe jane permendur shpesh nga autoritetet e vendeve te tjera per te justifikuar mungesen e entuziazmit ne marrjen e masave gjyqesore per veten
19.4.3 marre masat e nevojshme per te parandaluar rrjedhjen e informacionit ne lidhje me hetimet per Kosoven te cilat jane te demshme per bashkepunimin me autoritetet e tjera dhe ne kredibilitetin e punes hetimore
19.5 AUTORITETET SHQIPTARE DHE ADMINISTRATN E KOSOVS PR T
19.5.1 vazhduar bashkepunimin e ngushte me EULEX-in me qellim zbulimin e se vertetes ne lidhje me krimet e pretenduara te kryera ne Kosove te njohura ose te supozuara nga origjina e te dyshuarve dhe viktimave
19.5.3 te filloje ne baze te fakteve te renda dhe te dhenave konkrete nje hetim serioz dhe te pavarur ne menyre qe te zbulohet e gjithe e verteta ne lidhje me pretendimet me trafikimin e organeve qe thuhet te kete ndodhur gjate te njejtes periudhe nje pjese e te cilave ne territorin shqiptar

Nga Strasburgu
Ardita Kongjonaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›