BE cakton Lajcak negociator ne Tirane
Sllovaku Miroslav Lajcak do te takohet gjate dites se sotme me kryeministrin Berisha dhe kreun e opozites Rama ne nje perpjekje per te gjetur nje zgjidhje te qendrueshme ndaj situates se krijuar ne Shqiperi pas demonstrates se dhunshme te se premtes dhe thirrjeve per demonstrata te reja ne ditet ne vazhdim. Duke pare rrezikun e acarimit te
metejshem te situates politike edhe pas deklaratave te diteve te fundit si te kryesocialistit per te mos u ndalur nga rruga e demonstratave ashtu dhe nga kryeministri i cili ka kerkuar zbatim te rrepte te ligjit per cdo njeri qe do te dhunoje institucionet perpjekje te cilesuara si puc ndaj shtetit zyra e Perfaqesueses se Larte per Politiken e Jashtme te Bashkimit Europian Catherine Ashton ndermori levizjen e nevojshme ne momentin e duhur. Mesohet se Ashton ka biseduar gjate dites se djeshme me telefon me protagonistet politike te diteve te fundit kryeministrin Sali Berisha por dhe me udheheqesin e socialisteve Edi Rama e me pas ka vendosur si negociator drejtorin menaxhues per Rusine Lindjen e Ballkanin pozicion te cilin Lajcak e fitoi pak jave me pare fale sherbimit te ri diplomatik te Bashkimit Europian. Mberritja e diplomatit sllovak ne Tirane vjen pas nje turi negociatash qe prej te shtunes te ambasadoreve te Bashkimit Europian ne Tirane duke filluar me Presidentin e Republikes Bamir Topi kryeministrin Berisha si dhe me kreun e opozites Rama. Diplomatet europiane ne Tirane perfshi ketu dhe ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Arvizu i bene thirrje ne menyre te perseritur opozites te mos zhvilloje demonstrime te dhunshme por vetem paqesore duke e cilesuar dhunen te denueshme per cdo motiv. Ky paralajmerim u injorua demonstrata degjeneroi ne dhune dhe ne perfundim te saj u numeruan 3 te vrare dhe dhjetera te plagosur palet u munduan gjate ketyre diteve te mbajne tensionin ne nivel te larte ndersa policia ndodhet ende ne gjendje sigurie nr.1. Shqiperia ndodhet ne nje vit monitorimi te zhvillimit te disa reformave te rendesishme integruese per te merituar statusin e vendit kandidat per ne BE ndersa ngjarjet e fundit e zbresin reputacionin e vendit dhe qendrueshmerine e shtetit disa shkalle me poshte. Pikerisht ne kete klime negociatori i Bashkimit Europian mberrin ne Tirane per te lene pas perplasjet mes dy kampeve politike dhe per te gjetur rrugedaljet nga nje situate qe penalizon vendin.
Miloslav Lajcak eshte 48 vjec dhe ka nje karriere te pasur diplomatike. Ai eshte nje njohes i mire i zhvillimeve politike ne Ballkan ne 2006-n ka qene mbikeqyresi i BE-se per referendumin e pavaresise ne Mal te Zi ndersa ne 2007-n ai ishte i derguari i posacem i BE-se ne Bosnje-Hercegovine. Ai ka qene ambasador ne Moske dhe Serbi.
ARISTIR LUMEZI