Vendimi Te rinjte shqiptare levizin lehtesisht ne France
Keshilli i Ministrave miratoi dje vendimi per levizjen e lire te te rinjve shqiptar drejt Frances. Ky Vendim per Marreveshjen dypaleshe mes Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Franceze eshte bere lidhur me qarkullimin e te rinjve. Marreveshja synon te rrise mundesite qe te rinjte e te dy Shteteve te vleresojne kulturen dhe menyren e jeteses ne secilin vend me ane te aktiviteteve te ndryshme studime stazhe ose punesim. Kjo Marreveshje do te krijoje mundesi dhe lehtesira per te rinjte shqiptare te kene eksperienca pervoje profesionale dhe punesimi ne France dhe anasjelltas. Marreveshja ka ne fokus studentet praktikantet dhe profesionistet e rinj. Per studentet projektmarreveshja lehteson qendrimin dhe punesimin ne France te shtetasve shqiptare qe kane nje diplome master ose licence profesionale te cilat njihen nga autoritetet franceze. Gjithashtu ajo krijon mundesine per studentet shqiptare ne Shqiperi te ndjekin nje praktike mesimore ne France per te punesuarit shqiptare ne ndermarrje franceze ne RSH ose ndermarrje shqiptare partnere te ndermarrjeve franceze te ndjekin nje praktike profesionale ne France. Sipas ketij vendimi lehtesohet punesimi ne France i profesionisteve te rinj shqiptare nga tetembedhjete deri ne tridhjete e pese vjec qe punojne tashme ose sa kane hyre ne tregun e punes. Ajo parashikon gjithashtu edhe organizimin e veprimtarive te perbashketa ne favor te shkembimeve midis te rinjve. Per finalizimin e Marreveshjes jane zhvilluar disa takime negociuese ndermjet pales franceze dhe asaj shqiptare. Takimi i fundit ndermjet delegacionit shqiptar dhe delegacionit francez per Projektmarreveshjen ndermjet Qeverise se Republikes Franceze dhe Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise mbi Qarkullimin e te Rinjve u zhvillua ne date 28 tetor te vitit qe lame pas. Marreveshja parashikon se autoritetet pergjegjese per zbatimin e Marreveshjes do te jene per palen franceze Ministria e Imigrimit Integrimit Identitetit Kombetar dhe Zhvillimit Solidar dhe per palen shqiptare Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Marreveshja do te rregulloje levizjen qendrimin dhe punesimin e te rinjve. Projektvendimi i propozuar nga Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta per miratimin e Marreveshjes synon te nxise marredhenie bashkepunimi me te ngushta mes dy Shteteve per te kontribuar ne afrimin e Republikes se Shqiperise me Bashkimin Evropian duke lehtesuar qarkullimin e te rinjve duke perforcuar formimin e tyre profesional dhe universitar si dhe duke ia pershtatur kete formim nevojave te tregut shqiptar te punes.