Zgjedhjet Pack Nese deshton procesi faji i opozites
Nderkombetaret apelojne per pergatitjen e nje procesi te pakontestueshem me daten 8 maj. Doris Pack ia faturon opozites pergjegjesine e nje deshtimi te mundshem te zgjedhjeve ne rast se nuk ulet ne tryeze negociatash per 8 majin. Shpresoj se kete here zgjedhjet lokale do te pranohen. Pra per kete qellim ato duhen pergatitur ne menyre shume korrekte me listat e votuesve dhe me gjithe transparencen e nevojshme. Per kete edhe socialistet duhet te ulen ne tavoline se bashku me partite e tjera per te bere te gjitha pergatitjet per keto zgjedhje sepse nese keto nuk pergatiten sic duhet kjo do te thote se ata nuk e kane dashur nje gje te tille - tha znj. Pack. Eurodeputetja Pack per shume vite kryetare e Delegacionit per Evropen Juglindore ne PE nuk fsheh skepticizmin e nje konsensusi te mundshem mes Rames dhe Berishes. Une per vete e kam humbur tashme besimin se mund te kete ndonje ndryshim. Une mund te them se i duhet dhene fund situates idiote ne Shqiperi sepse ketu ka nje qeveri ka institucione. Vetem duhet punuar. Nuk jemi ne Tunizi nuk jemi ne Egjipt. Jemi ne Shqiperi dhe duhet te merremi vesh. Duhet te korrigjojme ato qe kane kaluar dhe te kerkojme falje nese nuk marrim pjese - tha Pack. Si nje njohese e mire e politikes shqiptare Doris Pack u ben thirrje ligjvenesve te mendojne me shume per popullin dhe te bashkepunojne per gjetjen e nje zgjidhjeje.