E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi anti-plehra, tharm i transformimit të madh

Lavdosh Feruni

- Shoqëria shqiptare prej 3 vjetësh, me një konsensus të jashtëzakonshëm, me qëndresë dhe me qytetari tepër europiane i kërkoi vendimmarrjes së vendit që të mos lejojë importin e plehrave në Shqipërinë, që u përmbyt nga plehrat vit pas viti. Shqiptarët nuk u dëgjuan. Plehrat vazhdojnë të vijnë dhe si për të treguar hapur shpërfilljen e tyre pas zgjedhjeve të 23 Qershorit u shtuan lejet e importit të plehrave dhënë prej qeverisë “Berisha”. Vendimi i ditës së parë të qeverisë “Rama” për ndalimin e importit të plehrave është një tharm-vendim, që çon drejt një transformimi të madh dhe të shumëpriturnga qytetarët e këtij vendi. Ky vendim bind se programi i qeverisë do marrë jetë, sepse tregon që mbështet në vullnetin e shprehur të popullit e kështu do të marrë mbështetjen e tij. Nuk ka dyshim që ky vendim shumë i mirëpritur mbarë popullor do të reflektojë një konsensus të gjerë edhe në vendimmarrjen në parlament për amendamentet e nevojshme të kërkuar dhe nga 60.000 firmëtarët e Referendumit për ndalimin e importit të plehrave. Ky tharm-vendim do të na sigurojë jo vetëm transformim të madh e të shpejtë, por edhe një Shqipëri të pastër, aq shumë të dëshiruar.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›