Vendimi i GJND për statusin e Kosovës, flasin Hyseni e Jeremiç

Vendimi i kësaj jave I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për pavarësinë e Kosovës mund të nxisë bisedime jetike për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, apo mund të errësojë një mosmarrëveshje që daton që nga Mesjeta.
Kur Kosova e dominuar nga shqiptarët, që shumica e serbëve e konsideron si Jeruzalemin e fesë së tyre Ortodokse, shpalli pavarësinë në vitin 2008, Beogradi i kërkoi GJND-së të vendoste nëse ky veprim ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, vendim I cili do të bëhet public këtë të enjte. Kosova po kërkon më shumë njohje që do t’I sigurojnë anëtarësimin në OKB, ndërsa Serbia synon rinisjen e bisedimeve për statusin e shtetit të ri, një process që mund ta frenojë anëtarësimin e saj në BE.
“Shpresoj se Serbia më në fund do të pranojë se Kosova është një fakt, Kosova është një shtet i njohur nga shumë vende të botës dhe shumë vende të tjera do ta njohin atë. Ne nuk po kërkojmë njohje nga Serbia, ne po kërkojmë njohje nga ana e Serbisë e fakteve dhe faktet tregojnë se Kosova është një vend i njohur formalisht nga shumë vende të botës dhe Kosova do të bëhet anëtare e komunitetit ndërkombëtar në të gjitha nivelet. Pa një njohje formale së paku Serbia duhet të punojë me Kosovën për cështjet me interes të përbashkët” tha Skënder Hyseni, Ministër i Jashtëm i Kosovës.
“Të enjten ne do të dimë nëse në të ardhmen kufinjtë e shteteve anëtare të OKB-së do të jenë të sigurta nga ambicjet e atyre që kërkojnë ndarje, me fjalë të tjera, do të dimë nëse deklarata e njëanëshme e pavarësisë është një normë ligjore në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territorriale ndërkombëtare kudo në botë” tha Vuk Jeremiç, Ministër i Jashtëm i Serbisë.
Mosmarrëveshja pengon të ardhmen evropiane për të dyja vendet të cilat kanë nevojë të sigurojnë investitorët e ndryshëm dhe marrjen e fondeve të huaja për të lehtësuar varfërinë dhe frustracionin e përgjithshëm.
Dhimiter Adhami