Konflikti për pasurinë, PS: Prokuroria të nisë hetimet. Prifti: Rama shpif
Deputete dhe anëtarë të Partisë Socialiste kanë kërkuar imunitetin e ministrit Dritan Prifti dhe nisjen e një hetimi ndaj tij. Gjatë një prononcimi para kryeminstrisë ata i bëjnë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive të zbardhin mënyrën e pasurimit të shefit të dikasterit të energjitikës.
“është rasti që zoti berisha të tregojë realisht përpara shqiptarëve se sa i angazhuar është për të luftuar korrupsionin në Shqipëri” tha deputeti Besnik Baraj.
“Prokuroria e Përgjithshme dhe Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë duhet të nisin menjëherë hetimet për aferën korruptive të ministrit të Ekonomisë. Opininioni publik duhet të ketë të qartë që ky nuk është një rast fitimi llotarie, por është një aferë e pastër korruptive” tha deputetja Ermonela Felaj.
Pak minuta më pas përgjigja e ministrit Prifti ka qenë një sfidë ndaj kryetarit të PS-së Edi Rama, i cili sipas tij po shantazhon duke shpifur mbi pasurinë tij.
“Le të dalë dhe të bëjë publikisht analizat e gjakut dhe analizat e flokut, të cilat tregojnë nëse ai ka qenë përdorues lëndësh narkotike dhe nëse ai vazhdon të jetë përdorues lëndësh narkotike. Në qoftë se analizat publike, transparente dhe në një institucion të pavarur, do ta nxjerrin atë jo përdorues lëndësh narkotike unë atë ditë jap dorëheqjen dhe dorëzoj mandatin tim të deputetit” tha Prifti
Prifti ka mohuar pronësinë e dy banesave në kryeqytet të pretenduar nga socialsitët. Duke i kërkuar ILKDP-së të zbardhe të vërtetat e pasurisë së tij, ai ka bërë të ditur nisjen e një kallëzimi penal në adresë të selisë rozë.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi