Vendimi i Kolegjit Basha: Kjo është fitorja më e madhe
TIRANE- Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha drejtpërdrejt nga selia e PD-së përshëndeti në orët e vona të mbrëmjes së të premtes vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi vendimin e KQZ-së që cdo votë e hedhur në kutinë e gabuar të numërohet. Kjo ishte fitorja më e madhe tha Basha, numërimi i cdo vote.
“Të nderuar zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, bashkëqytetarët e mij të Tiranës! Para pak orësh Kolegji mori një vendim të rëndësishëm duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për të numëruar cdo votë. Jam në pritje të rezultatit final dhe të certifikimit të tij, por dua t’ju them dy fjalë: Sot jam shumë i lumtur, kam patur vetëm një qëllim dëgjimin e zërit të qytetarit. E gjithë kjo betejë ka qënë për këtë, që zëri juaj të dëgjohej. Më vjen shumë mirë që cdo votë u numërua në rregull sipas ligjit e kushtetutës. Në transdparencë të plotë. Kjo është fitorja më e madhe”, deklaroi Basha.
Duke e quajtur të ligjshme festën e simpatizantëve të PD-së Basha bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit e rregullave deri sa rezultati të certifikohet.
“Presim përfundimin e procesit, duke respektuar të drejtën tuaj legjitime për të festuar ju bëj thirrje të dëshmoni respekt për ligjin e institucionet deri në përfundimin dhe certifikimin e plotë të rezultatit”, përfundoi Basha.
(m.a/balkanWeb)