Historia, Griselda do i nënshtrohet ekzaminimit psikologjik
TIRANE- Griselda Roshi, bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, e cila shokoi opinionin publik me historinë e saj të sajuar për një shtatzëni, rrëmbimin të dhunshëm e deri te një lindje e detyrueshme e foshnjës, do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor për gjendjen psikologjike. Lajmi bëhet i ditur sot në “Gazeta Shqiptare” e cila i referohet burimeve pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët hetuan për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë, që Griselda Roshi e denoncoi si një rrëmbim të dhunshëm të saj, lindje të detyruar dhe marrje të foshnjës.
Sipas GSH-së kryerja e këtij ekzaminimi do të bëhet në një kohë të mëvonshme, për shkak se gjendja e 28-vjeçares është mjaft e rënduar dhe aktualisht Griselda Roshi po kurohet me medikamente dhe trajtohet nga ekspertë psikiatër e psikologë.
Griselda Roshi u ka rrëfyer hetuesve se shpesh ka menduar të vrasë veten, pasi marrëdhëniet me bashkëshortin, Elvisin, nuk i ka pasur të mira dhe kishte frikë mos e humbiste. Madje, për këtë shkak sajoi dhe shtatzëninë dhe më pas rrëmbimin e dhunshëm
Gazeta shkruan se nëse gruaja rezulton e sëmurë mendërisht dhe e paaftë për të kuptuar veprimet që kryen, i shpëton çdo akuze të mundshme. Në të kundërt, rrezikon të vihet para drejtësisë për veprën penale të ‘kallëzimit të rremë’
(s.g/BalkanWeb)