Vendimi i gjykates per shpenzimet e fushatave ngjall shqetesim

Para dy vjetesh Gjykata e Larte e Shteteve te Bashkuara arriti ne perfundimin se qeveria nuk mund te kufizoje kontributet e korporatave per fushatat zgjedhore. Shumica ne vendimin qe u mor me 5 vota pro dhe 4 vota kunder dhe qe u be i njohur me emrin Qytetaret e Bashkuar tha se kufizime te tilla do te shkelnin te drejtat e korporatave per lirine e shprehjes gje qe ne thelb e fuste te drejten e korporatave ne nje kategori me ato personale te individeve. Kjo ngjall shqetesimin se korporatat e pasura mund te lene ne hije individet.
Kandidati presidencial Neet Gingrich eshte ne poziten e pazakonte te perkrahesit te vendimit Qytetaret e Bashkuar duke qene njekohesisht viktime e tij.
Kjo e ashtuquajtur reklame sulmuese eshte pjese e nje fushate miliona dollareshe kunder zotit Gingrich para votimeve partiake ne Ajova. shte financuar nga dhurues anonime korporatash qe mbeshtesin kandidaturen e Mitt Romneyt. Ketyre reklamave negative te realizuara me fonde korporatash u atribuohet kryesisht renia e zotit Gingrich ne vend te katert ne Ajova nga pozicioni ne krye te listes qe kishte para votimeve.
eshte nje situate ironike qe nuk ka kaluar pa i rene ne sy anetarit te Keshillit bashkiak te Njy Jorkut Charles Barron.
Gingrich eshte personi i duhur per tu gjendur ne kete pozite sepse ai mbeshteti elitat e korporatave dhe te drejten e tyre per te kontribuar sa te donin per fushatat. Tani kjo praktike demton ate vete.
Keshilli bashkiak i Nju Jorkut eshte i fundit qe miraton nje rezolute qe ben thirrje per nje shtese ne kushtetuten amerikane ku te deklarohet se korporatat nuk kane te njejtat te drejta si individet dhe se parate nuk jane nje forme shprehjeje e mbrojtur me Kushtetute. Qytete te tjera qe kane bere te njejten gje jane Los Angeles ne Kaliforni Albani ne Nju Jork Boulder i Kolorados dhe Majami Jugor ne Florida.
Jonah Minkoff-Zern eshte perfaqesues i organizates jo-fitimprurese Qytetari Publik ne favor te financimit publik te fushatave ne vend te kontributeve te jashtme.
Vota jone nuk ka te njejten vlere si ajo e nje organizmi qe ka burime te panumerta qe mund tia dedikoje nje fushate qofte nje individ i pasur apo nje mega-korporate.
Anetari republikan i Keshillit Eric Ulrich perkrahes i Romney-t votoi kunder rezolutes ne Nju Jork.
Sepse eshte po aq e rendesishme edhe nese nuk bie dakord me te sa edhe sindikatat e fuqishme dhe organizata te tjera. Duhet krijuar nje nje terren i balancuar te njejtat kushte dhe nuk eshte e drejte qe te vesh ne shenjester nje grup thjesht se nuk jemi dakord me te nuk eshte e drejte dhe nuk eshte menyra sesi funksionon Amerika.
Zoti Ulrich permendi gazetat dhe organizatat fetare si grupe kolektive qe mund te kene ndikim ne zgjedhje.
Vendimi i Gjykates se Larte u mbeshtet ne nje ceshtje qe u hap kunder organizates Qytataret e Bashkuar qe perdori fonde korporatash per te financuar nje film qe sulmonte kandidaten per presidente Hillary Clinton ne vitin 2008.