E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesuesit provim para se te nisin punen

Qeveria perfshin mesuesit ne kategorine e Profesioneve te rregulluara. Licence para se te japin mesim


TIRAN- Asnje mesues i ri nuk do te kete mundesi qe te punoje pa u certifikuar me pare nga nje komision special i krijuar nga qeveria. Keshilli i Ministrave ka ndryshuar dje ligjin Per profesionet e rregulluara duke detyruar mesuesit qe te drejten per ushtrimin e profesionit ta perfitojne pasi ti jene nenshtruar provimit shteteror.


Tashme pasi kane perfunduar studimet per mesuesi studentet duhet ti nenshtrohen edhe nje provimi shteteror per matjen e aftesive dhe me pas mund te fillojne te ushtrojne profesionin. Ne listen e profesioneve te rregulluara perfshiheshin ai i mjekut infermierit stomatologut farmacistit fizioterapistit arkitektit inxhinierit etj.


Me ndryshimet e propozuara dje qeveria ka perfshire edhe profesionin e mesuesit ne liste. Testimi i aftesive te studenteve te ketyre degeve para se te fillojne ushtrimin e profesionit do te behet nga nje Komision i Posacem i cili do te jete i ndryshem ne varesi te sektorit per te cilin aplikanti do te futet ne provim.


Sipas ligjit komisioni per testimin e aftesive te studenteve qe sapo kane perfunduar studimet do te perbehet nga pese anetare. Nje perfaqesues do te jete nga Ministria e Arsimit njeri nga ministria e linjes nje perfaqesues nga Urdhri te cilit i perket i testuari si dhe dy perfaqesues nga personeli akademik i universiteteve.


Per shembull nese studenti eshte diplomuar ne mjekesi krahas perfaqesuesit nga stafi akademik dhe Ministria e Arsimit te pranishem ne komision do te jete edhe nje i derguar nga Ministria e Shendetesise dhe nje perfaqesuesi i Urdhrit te Mjekut. Detyrimin per tiu nenshtruar testimit te aftesive e kane te gjithe ata studente qe sapo jane diplomuar dhe kerkojne te ushtrojne profesionin.


Nderkohe nuk preken nga ndryshimet ne ligj ata qe jane te punesuar ne momentin e hyrjes ne fuqi te ligjit si dhe ata qe kane qene me pare ne marredhenie pune. Ligji ka hyre ne fuqi ne nentor te vitit te shkuar ndersa perfshirja e mesuesise ne listen e profesioneve te rregulluara eshte nje ndryshim i propozuar dje nga qeveria.


Nese e perfundon me sukses testimin studentit i jepet titulli profesional perkates. Me tej ligji parashikon plotesimin e disa kushteve te tjera krahas provimit per te perfituar te drejten e ushtrimit te profesionit. Nje nder kushtet eshte kryerja e praktikes profesionale nen udheheqjen e nje profesionisti.


Po ashtu studenti duhet te anetaresohet ne urdhrat profesionale. Gjate kryerjes se praktikes profesionale studenti paguhet me nje page jo me te vogel se gjysma e pages baze per ate pozicion ndersa perjashtohen nga detyrimi per berjen e praktikes ata qe kane qene te angazhuar ne pune brenda ose jashte vendit.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›