E Diel, 1 Nëntor 2026

Aministy Internacional publikon raportin 1 në 3 gra shqiptare të dhunuara

Në një raport të publikuar nga Aministy Internacional kjo organizatë ka bërë publike se një ndër tre gra shqiptare është e keqtrajtuar. Në lidhje me këtë AI bën publik edhe raportin Ending domestic violence in Albania: The next step (Ti japësh fund dhunës në familje, hapi tjetër),

i cili është publikuar ditën e djeshme nga kjo organizatë. AI mirëpret progresin që është bërë që në implementim e ligjit në vendin tonë por gjithashtu bën thirrje për dënim të veprës penale për të siguruar që ajo trajtohet në të njëjtën mënyrë si sulmet e tjera të dhunshme. Më shumë gra kanë denoncuar dhunën e tyre familjare të autoritetet dhe qindra gra kanë aplikuar për mbrojtje, siç e kërkon ligji- deklaroi Sian Jones, eksperte e Amnesty Internacional në Shqipëri. Gati një në tre gra shqiptare janë viktima të dhunës në familje, sidoqoftë shumë raste mbeten të paraportuara për shkak të frikës dhe paragjykimeve. Diskutimi i çështjes mbetet tabu sidomos në zonat rurale. "Në 2007 në policia shqiptare kishte regjistruar 274 raste të dhunës në familje. Ndërsa mes muajit janar- shtator 2009, janë raportuar rreth 993 raste. Më shumë se 1000 gra në të gjithë Shqipërinë kanë aplikuar në gjykatë për të kërkuar mbrojtje ndaj dhunës së partnerit", thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj organizate. Amnisti vëren se, megjithatë shumë gra kanë tërhequr peticionin e tyre pasi i është bërë presion nga familjarët, për shkak të varësisë së tyre ekonomike, apo mungesës së besimit se policia do ti ofronte mbrojtje. AI i bën thirrje autoriteteve shqiptare të përmirësojnë procedurat dhe të rrisin sigurinë se policia, prokuroria dhe gjykatat do të zbatojnë me efektivitet urdhrat e mbrojtjes. Raporti vëren se policia shpesh është një burim i pamjaftueshëm dhe jo gjithmonë janë të trajnuar për të mbrojtur ndaj dhunës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›