Rusia ofron 50 bursa për studentët shqiptarë
Në këtë kontekst Qeveria e Federatës Ruse ofron 25 (njëzetepesë) bursa studimi për në universitetet publike të Rusisë, 20 (njëzet) bursa për studime universitare dhe 5 (pesë) bursa për studime pasuniversitare, për vitin akademik 2010-2011. Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda datës 30 prill 2010, dokumentet e mëposhtme. Përsa i përket studimeve universitare kandidati duhet të paraqesë fillimisht kërkesën për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë, vërtetimin e notave për tri vitet e para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria ose Zyra Arsimore e rrethit përkatës. Raportin mjekësor për aftësi studimesh, Raportin mjekësor për virusin SIDA, certifikatën e lindjes ose fotokokopjen e kartës së identitetit. Kopjen e pasaportës (pasaporta duhet të jetë e vlefshme për një periudhë kohore deri në një vit e gjysmë mbas hyrjes në Rusi, por edhe 7 fotografi 4 cm x 6 cm. Ndërsa për studime pasuniversitare duhen këto dokumente kërkesa për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë, fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së lartë, listën e notave, dy rekomandime nga profesorë të universitetit, listën e artikujve shkencore të botuar (nëse ka të tilla), ose një përshkrim të shkurtër të temës së studimit të ardhshëm, certifikatën e lindjes ose fotokokopjen e kartës së identitetit, kopjen e pasaportës (pasaporta duhet të jetë e vlefshme për një periudhë kohore deri në një vit e gjysmë mbas hyrjes në Rusi, raportin mjekësor për aftësi studimesh, raportin mjekësor për virusin SIDA; 7 fotografi 4 cm x 6 cm. Ministria e Arsimit të Federatës Ruse njofton se për studime universitare në degën e drejtësisë akordohet vetëm një bursë. Për realizimin e programit të studimeve, të gjithë studentët që nuk dinë gjuhën ruse duhet ti nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës, i cili fillon në shtator 2010. Mosha e rekomanduar për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, ose për programet e studimit të nivelit Master, është deri në 25 vjeç, ndërsa për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në aspiranturë, është deri në 35 vjeç. Meqenëse masa e bursës është tepër e vogël, studentët duhet të paguajnë vetë shpenzimet e ushqimit, të cilat shkojnë deri në 300 USD në muaj, si dhe siguracionin shëndetësor në shumën deri në 250 USD në vit.
Last Updated on E Merkure, 24 Mars 2010 20:10