E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, ja njësitë ku do të vendosen selitë e KZAZ-ve

KZAZ-të duhet të ngrihen me vendim KQZ-je, jo më vonë se 90 ditë para zgjedhjeve

TIRANË- Në limitet kohore që përcakton Kodi Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përcaktuar në një projektakt të veçantë, njësitë administrative ku dhe do të vendosen selitë komisioneve të zonave të administrimit Zgjedhor.

Vendimi pritet të merret sot nga KQZ-ja, e cila, midis të tjerave, do të miratojë edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të Radiotelevizioneve, për të bërë të mundur monitorimin e fushatës zgjedhore.


Vendimi


Për sa u përket KZAZ-ve, ligji zgjedhor, ndër të tjera, përcakton disa nga kriteret që duhet të plotësojnë ambientet për krijimin e këtyre komisioneve.

Duke marrë për bazë kriteret ligjore, eksperiencën e krijuar në vite, përparësitë logjistike, distancën nga qendrat e votimit, transportin rrugor, afërsinë me ambiente, të cilat plotësojnë kushtet për VNV dhe hapësirave të objekteve të mundshme, Drejtoria e Komisioneve Zgjedhore ka propozuar njësitë më të mëdha administrative, si vendndodhje për krijimin e selive të KZAZ-ve. Disa nga zyrat e KZAZ-ve janë propozuar jashtë territorit të ZAZ-s, por brenda zonës zgjedhore.

Vetëm pak ditë më parë, KQZ-ja hodhi dhe shortin për anëtarin e shtatë të 66 KZAZ-ve, ku rezultoi se në ato me numër rendor tek, shumicën do ta përbëjë PS-ja, dhe në ato me numër çift, PD-ja.

Vendimi i sotëm pritet t'i hapë rrugë dhe ngritjes së këtyre komisioneve, të cilët, sipas nenit 28 të Kodit Zgjedhor, duhet të ngrihen me vendim KQZ-je jo më vonë se 90 ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që partitë politike, që kanë të drejtën e propozimit, duhet të paraqesin kandidaturat përkatëse, jo më vonë se 105 ditë para zgjedhjeve.
KZAZ


Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve përbëhen nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja.

Kështu, në bazë të Kodit Zgjedhor, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e mazhorancës dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës.

Anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare.

Anëtarët e KZAZ-së nuk punojnë me kohë të plotë. KQZ-ja përcakton orarin e punës së KZAZ-së gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe jashtë saj. Për punën e kryer, anëtarët përfitojnë shpërblim në masën e përcaktuar, me vendim të KQZ-së.

Nr. i KZAZ Qarku Njësia Administrative e selisë së KZAZ-s
KZAZ nr. 1 Qarku Berat Bashkia Berat
KZAZ nr. 2 Qarku Berat Bashkia Ura Vajgurore
KZAZ nr. 3 Qarku Berat Bashkia Kuçovë
KZAZ nr. 4 Qarku Berat Bashkia Çorovodë
KZAZ nr. 5 Qarku Dibër Bashkia Peshkopi
KZAZ nr. 6 Qarku Dibër Bashkia Burrel
KZAZ nr. 7 Qarku Dibër Bashkia Bulqizë
KZAZ nr. 8 Qarku Durrës Bashkia Durrës
KZAZ nr. 9 Qarku Durrës Bashkia Durrës
KZAZ nr. 10 Qarku Durrës Bashkia Shijak
KZAZ nr. 11 Qarku Durrës Bashkia Krujë
KZAZ nr. 12 Qarku Elbasan Bashkia Elbasan
KZAZ nr. 13 Qarku Elbasan Bashkia Cerrik
KZAZ nr. 14 Qarku Elbasan Bashkia Elbasan
KZAZ nr. 15 Qarku Elbasan Bashkia Gramsh
KZAZ nr. 16 Qarku Elbasan Bashkia Peqin
KZAZ nr. 17 Qarku Elbasan Bashkia Librazhd
KZAZ nr. 18 Qarku Fier Bashkia Fier
KZAZ nr. 19 Qarku Fier Bashkia Patos
KZAZ nr. 20 Qarku Fier Bashkia Fier
KZAZ nr. 21 Qarku Fier Bashkia Lushnjë
KZAZ nr. 22 Qarku Fier Komuna Krutje
KZAZ nr. 23 Qarku Fier Bashkia Lushnjë
KZAZ nr. 24 Qarku Fier Bashkia Ballsh
KZAZ nr. 25 Qarku Gjirokastër Bashkia Gjirokastër
KZAZ nr. 26 Qarku Gjirokastër Bashkia Tepelenë
KZAZ nr. 27 Qarku Gjirokastër Bashkia Permet
KZAZ nr. 28 Qarku Korçë Bashkia Korçë
KZAZ nr. 29 Qarku Korçë Bashkia Korçë
KZAZ nr. 30 Qarku Korçë Bashkia Korçë
KZAZ nr. 31 Qarku Korçë Bashkia Ersekë
KZAZ nr. 32 Qarku Korçë Bashkia Pogradec
KZAZ nr. 33 Qarku Korçë Bashkia Bilisht
KZAZ nr. 34 Qarku Kukës Bashkia Kukës
KZAZ nr. 35 Qarku Kukës Bashkia Krum
KZAZ nr. 36 Qarku Kukës Bashkia B. Curri
KZAZ nr. 37 Qarku Lezhë Bashkia Lezhë
KZAZ nr. 38 Qarku Leshë Bashkia Rrëshen
KZAZ nr. 39 Qarku Leshë Bashkia Laç
KZAZ nr. 40 Qarku Shkodër Bashkia Shkodër
KZAZ nr. 41 Qarku Shkodër Bashkia Bushat
KZAZ nr. 42 Qarku Shkodër Bashkia Shkodër
KZAZ nr. 43 Qarku Shkodër Bashkia Pukë
KZAZ nr. 44 Qarku Shkodër Bashkia Koplik
KZAZ nr. 45 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 1
KZAZ nr. 46 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 2
KZAZ nr. 47 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 3
KZAZ nr. 48 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 4
KZAZ nr. 49 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 5
KZAZ nr. 50 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 6
KZAZ nr. 51 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 7
KZAZ nr. 52 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 8
KZAZ nr. 53 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 9
KZAZ nr. 54 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 10
KZAZ nr. 55 Qarku Tiranë Njësia Bashkiake nr. 11
KZAZ nr. 56 Qarku Tiranë Bashkia Kamëz
KZAZ nr. 57 Qarku Tiranë Bashkia Vorë
KZAZ nr. 58 Qarku Tiranë Komuna Dajt
KZAZ nr. 59 Qarku Tiranë Bashkia Kavajë
KZAZ nr. 60 Qarku Tiranë Bashkia Rrogozhinë
KZAZ nr. 61 Qarku Vlorë Bashkia Vlorë
KZAZ nr. 62 Qarku Vlorë Bashkia Orikum
KZAZ nr. 63 Qarku Vlorë Bashkia Vlorë
KZAZ nr. 64 Qarku Vlorë Bashkia Sarandë
KZAZ nr. 65 Qarku Vlorë Bashkia Konispol
KZAZ nr. 66 Qarku Vlorë Bashkia Delvinë

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›