Kroacia: Liberalizim vizash me Shqiperine
Ministri i Puneve te Jashtme dhe te Integrimit Evropian te Kroacise, Gordan Jandrokovic, zhvilloi dje takime me perfaqesues te larte te vendit si Presidentit Bamir Topi, ministrin e Jashtem, Lulzim Basha dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu. Ministri kroat vleresoi marredheniet e mira mes dy vendeve dhe njoftoi se me date 20 qershor mes Ministrive te Jashtme te te dy vendeve do te nisnin edhe negociatat per liberalizimin e vizave mes dy vendeve. Por nga ana tjeter, ministri Jandrokovic deklaroi se Kroacia ishte e detyruar te ndiqte edhe rregullat e Bashkimit Evropian ne lidhje me kete ceshtje. Gjate takimit, Presidenti Topi vuri ne pah marredheniet shume te mira bilaterale qe ekzistojne mes dy vendeve tona, te cilat demonstrohen edhe nga shkembimet gjithnje e me te shpeshta te vizitave ne nivelet me te larta. Ai shprehu vullnetin dhe angazhimin e plote per intensifikimin e metejshem te ketyre marredhenieve, duke kerkuar nga pala kroate liberalizimin e regjimit te vizave, qe do te mundesonte levizjen e lire te njerezve, te mallrave dhe rritjen e pranise se biznesmeneve. Ne kete pike, Presidenti Topi nenvizoi rendesine e vendosjes se nje linje direkt fluturimi mes Zagrebit dhe Tiranes, qe do te kontribuonte shume ne kete drejtim. Ne takimin qe ministri i Kroacise zhvilloi me ministrin e Jashtem, Basha, u theksua edhe bashkepunimi i mire mes dy vendeve. Sipas Bashes, lidhjet e reja ne fushen ekonomike dhe ate permes porteve, rrugeve dhe linjes ajrore do t'i benin me te ngushta keto marredhenie. Ministri Basha deklaroi se ne takim u fol edhe per situaten energjetike dhe investimet ne fushen e turizmit ne Shqiperi, ku sektori privat kroat ka nje interes te vecante dhe mund te luaj nje rol te vecante. Gjate takimi qe ministri kroat zhvilloi me ministren e Integrimit, Bregu, kjo e fundit e informoi mbi hapat qe jane programuara per t'u ndermarre nga ana e qeverise shqiptare per te kaluar ne nje stad tjeter te marredhenieve me BE, aplikimin per anetaresim, duke marre statusin e kandidatit. Ne kete kuader, ajo kerkoi ekspertizen kroate ne lidhje me plotesimin e pyetesorit, si dhe ne drejtim te organizimit te strukturave qe do te ngrihen pas marrjes se statusit te vendit kandidat nga ana e Shqiperise. Gjithashtu, ministrja Bregu kerkoi nje bashkepunim te institucionalizuar midis dy vendeve, ne kuader te integrimit evropian ne fusha te tilla si tregu, doganat, sistemi gjyqesor, lufta kunder korrupsionit e kriminalitetit te organizuar, si dhe terrorizmit.