E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Deri ne qershor 2009, turi "Shqiperia ne NATO"

Kryeministri Berisha theksoi diten e djeshme se turi i tij i nisur "Shqiperia ne NATO" do te vazhdoj deri ne qershor te vitit te ardhshem, kohe ne te cilen do te mbahen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Keshtu gjate mbledhjes se djeshme te Grupit parlamentar, Berisha i njohu deputetet me disa nga aspektet kryesore te turit te tij "Shqiperia ne NATO". Sipas Berishes, ky tur ka si qellim kryesor ndarjen e gezimit dhe kenaqesise per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, me qytetaret shqiptare, por edhe analizen e shkaqeve, faktoreve dhe reformat qe bene te mundur kete ftese, te cilat kane pasur dhe kane nje impakt shume pozitiv. Berisha u shpreh i kenaqur edhe nga suksesi i investimeve te bera nga qeveria ne shume zona. "Ajo cka konstatoj dhe qe eshte realisht shume pozitive, eshte suksesi i paprecedente dhe spektakolar i projekteve tona te investimeve, projekte keto qe e kane shnderruar vendin, vecanerisht ne rrjetin rrugor, te tij, ne nje kantier, qe nuk eshte njohur kurre me pare, ne nje perceptim te thelle te qytetareve per keto vepra te medha", deklaroi Berisha. Cka paralajmeron nje fushate te gjate elektorale, te mbushur me perpjekje per te ndergjegjesuar shqiptaret se cfare kane perfituar nga ftesa ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›