E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: 410 milione euro per rruget

Kryeministri Berisha deklaroi se per te dale perfundimisht nga Shqiperia e baltes, ne qershor nis projekti per ndertimin e rrugeve dytesore, me vlere 410 milione euro.

Sipas Berishes, ne kete projekt jane perfshire te gjitha qarqet, edhe ato me rruge bujqesore, edhe ato me rruge turistike te zones. Ai siguroi se nuk ka mbetur asnje qark jashte kesaj pakete. "Sado qe Shqiperia rurale mund te doje miliarda, serish keto investime jane te mundshme dhe kam shume kenaqesi qe Shqiperia rurale po ecen", deklaroi Berisha. Sipas tij, tashme Shqiperia mund te konsiderohet si vend i asfaltit nga nje vend i cakullit qe kishte qene me pare. Sipas Berishes, pozitive ishte fakti qe kudo ku shkonte konstatonte se kishte nje vleresim nga te zgjedhurit vendore per keto investime, pavaresisht nga perkatesia e tyre partiake. Kryeministri deklaroi se ata e kane kuptuar qe ne qeverisjen vendore ka vetem nje ngjyre, ajo e qytetarit dhe interesave te tij. Kreu i ekzekutivit, nje deklarate te tille e ka bere ne vijim dhe te fushates se tij te perurimeve te ndertimit te rrugeve ne te gjithe vendit, te cilat per te jane dhe arteriet kryesore qe do ta integrojne realisht Shqiperine perkrah kombeve te perparuara te Evropes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›