Levizja Kuq e zi kunder rregjisitrimit etnik

Qindra qytetare kane firmosur kete here peticionin kunder rregjistrimit me vetdeklarim te pajisur me dokumenta identifikues
Qindra qytetare kane mbeshtetur dje Aleancen Kuq e Zi ne peticionin ku kerkohet shpallja si te paligjshem te formularit te regjistrimit me vetedeklarim etnie dhe feje. Perfaqesuesit e Aleances Kuq e Zi kane mberritur qe ne oret e para te mengjesit ne Fushe Kruje ku kane ftuar gjithe qytetaret te nenshkruajne peticionin kunder regjistrimit te popullates mbi baza etnie dhe feje. Numri banoreve qe kane treguar interes per kete peticion ka qene i madh ndersa perfaqesuesi i aleances Kuq e Zi Gerti Peshkopia theksoi se peticioni do udhetoje ne cdo qytetet e fshat te Shqiperise. Ai vuri theksin se cdo qytetar qe nenshkruan peticionin paraqet dhe karten e identitetit. Do shkojme ne cdo qytet dhe fshat te Shqiperise - theksojne perfaqesuesit e aleances duke i bere thirrje qytetareve te firmosin peticionin per te mbrojtur harmonine fetare dhe etnike ne vend. Aleanca Kuq e Zi prej ditesh ka nisur turin e saj ne qytete te ndryshme te vendit duke ftuar qytetaret te nenshkruajne peticionin qe pritet ti paraqitet parlamentit me kerkesen per ndryshimin e ligjit per gjendjen civile. Perfaqesuesit e aleances pohuan gjithashtu se nga 20 mije firma te nevojshme Peticioni ka mbledhur 50 mije te tilla duke deshmuar keshtu se qytetaret kane interes te madh per ndryshimin e ligjit per regjistrimin e popullsise. Firmetaret e peticionit ne Fushe Kruje gjate dites se djeshme i bashkohen atyre te Tiranes Durresit Elbasanit Vlores dhe Korces. Pasi te arrihen 20 mije firma peticioni do tu drejtohet institucioneve te larta te vendit Parlamentit te Shqiperise Presidentit Kryeministrit Kryetares se Kuvendit Gjykates Kushtetuese Bashkimit Europian dhe per dijeni Trupit diplomatik te akredituar ne Tirane. Ne kuader te nismes se ndermarre nga Alseanca Kuq e zi diten e premte kesaj nisme do ti bashkohej edhe kapiteni i Kombetares se perfaqesueses se futbollit shqiptar Lorik Cana i cili u takua me nen kryetarin e KLD-se Kreshnik Spahiu. Takimi mes tyre eshte zhvilluar pa pranine e mediave dhe ka zgjatur per rreth nje ore. Nga te dhenat mesohet se kapiteni Cana firmosi peticionin kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare. Aleanca Kuqezi ka ndermarre nje fushate sensibilizimi dhe mbledhje firmash ne te gjithe Shqiperine. Nenshkrimi i 10.000 ishte ai i kapitenit Lorik Canaj. Ne reference te Kushtetutes nevojiten 20.000 nenshkrime per te amenduar nje ligj. Gjate takimit nder te tjera eshte biseduar mbi ceshtjet e fundit qe lidhen me ruajtjen e simboleve dhe identitetit kombetar. Kapiteni i kombetares shqiptare Lorik Cana shprehu mirenjohjen dhe vleresimin per advokimin juridik qe Kreshnik Spahiu po i ben ceshtjes se ruajtjes se parimeve kushtetuese dhe denoncimit te falsifikimeve te ndryshimit te kombesise. Lorik Canaj u shpreh se po ndjek me shqetesim dhe interes gjithe debatet qe po zhvillohen ne lidhje me rrezikun per nxjerrjen e Shqiperise si nje shtet shume etnik. Nderkohe qe Kreshnik Spahiu deklaroi se kombesia eshte vlere dhe trashegimi e miliona shqiptareve dhe nuk mund te lejojme qe nepermjet proceseve te manipuluara dhe falsifikimeve te cenohet identiteti yne kombetar.