Qendrat e biznesit, pritet rënie e qirave në 2011-ën
28/03/2011 Ekspertët shpjegojnë arsyet. Projektet në ndërtim do të shtojnë më shumë sipërfaqet
Qendrat e planifikuara të biznesit dhe ato që janë në ndërtim e sipër në Tiranë pritet të rrisin përtej 2011-ës stokun e zyrave, duke ndikuar edhe në uljen e qirave të tyre. Sipas ekspertëve të këtij sektori, pritet që rënia e qirave e nisur që në 2009 me futjen e 11 mijë m2 sipërfaqe pas hapjes së ABA Business Centerin do të vijojë edhe gjatë viteve 2011-2012. Aktualisht, raportet tregojnë se sipërfaqja e zyrave në Tiranë në të gjitha ndërtesat e biznesit që janë funksionale për Klasat A dhe B është 63 400 m2.
PARASHIKIMET
Projekti më i ri që pritet të marrë jetë gjatë pjesës së parë të këtij viti është ai i hapjes së “Tirana East Gate”. Kjo ngjarje do të sjellë një rritje të mëtejshme të furnizimit të tregut të zyrave të Klasës A dhe B dhe si pasojë, një rënie të çmimeve të qirave. Gjithashtu, projekti i kullës TID që pritet të përfundojë në 2011 dhe që do të shtojë rreth 12 mijë m2 në tregun e zyrave. Nga ana tjetër edhe përfundimi i Tirana Business Park në 2012, që do të shtojë një sipërfaqe prej 200 mijë m2 për zyra në 10 vitet e ardhshme. Sa i përket kësaj cilësie, deri më sot, ofrohen vetëm në Sky Tower, Kullat Binjake, European Trade Center (ETC) dhe zyrat më të reja të ABA Business Center. Të gjitha këto kulla janë të vendosura në Zonën Qendrore të Biznesit në Tiranë. Gjysmën e parë të 2010 është vënë re një ndryshim në kërkesë sa i përket zonës qendrore të biznesit në Tiranë, duke u orientuar drejt periferisë së qytetit, ku mund të gjenden tarifa më të ulëta qiraje. Kjo lëvizje e kërkesës sipas ekspertëve të këtij sektori është ndikuar nga efektet e krizës globale financiare, e cila preku edhe vendin tonë. Kërkesa për zyra të Klasës A në ndërtesat e zonës qendrore të biznesit në Tiranë ka mbetur e fortë megjithatë. Kjo kërkesë është tepër e lartë sa i përket kërkuesve që vijnë nga organizmat dhe përfaqësitë e institucioneve të huaja ndërkombëtare, siç janë edhe organet përfaqësuese të Bashkimit Evropian.
TARIFAT
Gjatë pjesës së parë të vitit 2010, pati një rritje të hapësirave të lira me 4 për qind krahasuar me pjesën e parë të 2009, duke arritur në 13 për qind. Kjo e çoi hapësirën e lirë të zyrave në këto qendra biznesi në rreth 8 mijë m2. ABA Business Center vazhdon të jetë kontribuesi më i madh në shtimin e hapësirës së lirë të zyrave në qytet për shkak të niveleve të larta të lëshimit të tyre me qira, të cilat ndikohen edhe nga pozicioni i vendndodhjes së qendrës. Për shkak të presioneve të ulëta të kërkesës dhe hapësirës së lirë, e cila mbetet e lartë, sipas ekspertëve të fushës, qiratë kanë përjetuar një rënie të vogël gjatë pjesës së parë të vitit të kaluar. Qiratë tani variojnë nga 10 euro për 24,5 m2.