Vendimi për “Otranton”, PDIU: Nuk u dha drejtësi!

“Vendimi i sotshëm i gjykatës së Apelit në Leçe që uli dënimin ndaj shkaktarëve të kësaj tragjedie me përmasa kombëtare është një njollë e zezë për të drejtat universale të Njeriut. PDIU gjendet pranë familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie në këto momente dhe i bën thirrje shtetit shqiptar që të gjendet po ashtu pranë njerëzve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë tragjedi”, tha deputeti i PDIU-së për Vlorën, Dashamir Tahiri.
Sipas tij, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë në krahë nismës së familjarëve të viktimave për të çuar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe do të mbështesë me çdo mënyrë këtë nismë.
“Shpirtrat e 108 bashkëkombësve tanë të cilët humbën jetën në këtë tragjedi ende presin drejtësi. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka qenë gjithmonë në krah të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Otrantos dhe deputeti Dashamir Tahiri ka marrë pjesë dy herë në seancat gjyqësore në lidhje me këtë tragjedi, në krah të familjarëve të viktimave”, thuhet më tej në reagim. /S.Lleshi/Start/
2011-06-29 15:29