Gjykatat italiane jep vendimet për tragjedinë e Otrantos

Gjykata e Apelit në Itali, dha pak vite burg për shkaktarët e tragjedisë që la pas 108 emigrantë të vdekur nga Shqipëria më 28 mars të vitit 1997.
Gjykata e Apelit të Leçes në Itali dha masën përfundimtare të dënimit me 2 vjet e 4 muaj burg për komandantin italian Fabrizio Laudadio, ndërsa kapiteni shqiptar, Namik Xhaferri u dënua me 3 vjet e 10 muaj burg. Vendimi u mor sot në mëngjes.
Ndërkohë, proceset gjyqësore nuk janë mbyllur ende për tragjedinë, pasi në Gjykatën e Brindisit po zhvillohet procesi civil për dëmshpërblimin financiar për viktimat. Nga ana tjetër, disa të mbijetuar të kësaj tragjedie i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut.
Më 28 mars të vitit 1997, 120 shqiptarë u nisën me motovedetë në drejtim të Italisë, ku gjatë rrugës një anije luftarake italiane "Sibilla", përplasi anijen me emigrantë, duke shkaktuar mbytjen e 81 personave, ndërsa 24 të tjerë u zhdukën përgjithmonë. /S.Ll/Start/
2011-06-29 15:28