E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Prifti akuzon OSSH-në: Po ndërpret energjinë pa shkak

TIRANË- Ministri i Energjetikës ka akuzuar sot OSSH-në se po bën ndërprerje të energjisë elektrike pa asnjë shkak konkret. Gjatë një konference për shtyp, ku ka publikuar kategoritë që përfitojnë kompensim për rritjen e çmimit të energjisë, ministri Dritan Prifti ka deklaruar se "OSSH se ka filluar të bëjë ndërprerje të energjisë elektrike pa shkaqe objektive".

"Ne kemi një kontratë për furnizimin pa ndërprerje të konsumatorit dhe gjithashtu edhe një marrëveshje që mos të ketë dënime kolektive për debitorët e energjisë. Jemi
ankuar tek OSSH-ja për këtë situatë dhe jemi të bindur që nuk ka shkaqe objektive dhe ndërprerja është e planifikuar"- ka thënë Prifti, i cili më herët ka garantuar shqiptarët se këtë dimër nuk do të vuajnë ndërprerjet e energjisë.

Më tej, ai ka deklaruar edhe kategoritë që do të përfitojnë kompensim për rritjen e çmimit, që sipas tij do të jenë; invalidët, familjet në skemën e ndihmës ekonomike, pensionistët dhe familjet buxhetore me rrogë me pas se 35 mijë lekë. Sasia e kompensimit do të jetë 960 lekë, ndërkohë fondi total në dispozicion të kompensimit është 1.7 miliardë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›