Meta: Qeveria, ndihmë konkrete për komunitetin serb në Kosovë

Ministri i Jashtëm Ilir Meta është shprehur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Anëtarin e kryesisë së kuvendit të Kosovës Sllobodan Petroviç se për qeverinë shqiptare komuniteti serb në Kosovë përbën një vlerë të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme për një Kosovë europiane. Sipas tij rritja e këtij komuniteti në zgjedhjet lokale është shprehje e ndërgjegjësimit të tyre për të marrë në dorë fatet e tyre.
"Klima e qetë dhe paqësore ndihmon në kthimin e personave të shpërngulur dhe integrimin e tyre në institucionet vendore dhe qëndrore" theksoi Meta duke shtuar se
qeveria shqiptare është e angazhuar që të ndihmojë në mënyrë konkrete për të krijuar kushte më të mira sociale në dobi të komuniteteteve me shumicë serbe.
Më tej Meta theksoi se qeveria shqiptare vlerëson si të rëndësishme edhe përparimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Shqipërisë që është një kotrubut për të forcuar paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ndërkohë Meta përshëndeti edhe heqjen e vizave për tre shtetet dhe shprehu bindjen se gjatë 2010-ës do t'i liberalizohen vizat edhe për Shqipërinë.
"Shqipëria i ka plotësuar të gjitha standartet dhe viti 2010 do të jetë viti i liberalizimit të vizave për vendin tonë" theksoi Meta.
Nga ana e tij Petroviç theksoi se vizita e këtij delegacioni do të ketë ndikim në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy komuniteteve
"Vizita jonë në Shqipëri do të ketë një rezultat të rëndësishëm dhe unë falenderoj ministrin dhe qeverisnë dhe i përcjell edhe përshëndetjet e qytetarëve të këtij komuniteti" theksoi Petroviç