E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi per statusin e Serbise shtyhet per te henen

Perfaqesuesja e larte per politike te jashtme dhe ceshtje te sigurise te BE-se Catherine Ashton deklaroi para takimit te sotem te Keshillit te Ministrave ne Bruksel se eshte shume e shqetesuar per shkak te dhunes ne veri te Kosoves dhe se Bashkimi Evropian eshte duke punuar shume me te dyja palet per te gjetur nje zgjidhje paqesore per problemet ne kete rajon. Ajo njekohesisht shprehu kenaqesine e saj per vazhdimin e sotem te dialogut ne mes te Beogradit dhe Prishtines.

Ndersa ministrat e jashtem evropiane presin rezultate konkrete te dialogut per te rrumbullakosur mendimet e tyre mbi perparimin e Serbise drejt BE-se bisedimet e dites se djeshme 30.11.2011 edhe pse zgjaten tere diten nuk rezultuan me asnje marreveshje konkrete pervec perafrimit te qendrimeve sa i perket pikekalimeve ne veri te Kosoves. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boris Tadic dhe Kathrin Ashton Bruksel 2010

Shefi i diplomacise suedeze Karl Bildt megjithate beson se dialogu nuk ka perjetuar nje fiasko dhe shton Sipas informacioneve qe kam marre dialogu perparon dhe vazhdon edhe sot. Ndersa ceshtja e kandidatures se Serbise nuk eshte ne agjenden e sotme te Keshillit. Ajo do te jete ne rend te dites diten e hene 5.12.

Per perparimin e Serbise nevojiten vepra konkrete

Ne te njejten kohe ministri i Jashtem i Austrise Michael Spindelegger i cili gjithashtu merr pjese ne takimin e Keshillit te ministrave te jashtem te BE-se ne Bruksel porositi Beogradin se per zgjidhjen e situates ne veri te Kosoves nuk mjaftojne vetem fjalet por te nevojshme jane edhe veprat.

Edhe pse qeveria austriake mbeshtet Serbine dhe kandidaturen e saj ngjarjet e fundit ne veri te Kosoves kane shkaktuar shqetesim te madh tha Spindelegger. Ai theksoi se mediat serbe raportuan se ka pasur sulme nga anetare te KFOR-it mbi popullin serb duke konstatuar fakte qe nuk mund te interpretohen ashtu ne asnje menyre

Prandaj eshte absolutisht e domosdoshme qe presidenti Tadiq jo vetem te thote dicka lidhur me ngjarjet por nevojiten edhe vepra konkrete qe protestuesit te gjinden dhe te denohen. Po ashtu eshte e nevojshme qe te gjithe te tregojne perkushtimin e tyre per te parandaluar ngjarje te tilla ne te ardhmen. Ky eshte nje kusht per cdo hap perpara nenvizoi Spindelegger ne Bruksel. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem i Austrise Michael Spindelegger

Ministrat e jashtem te BE-se sot eshte dashur te shkembejne pikepamjet e tyre lidhur me zhvillimet ne Ballkanin Perendimor me theks te vecante ne Serbi Bosnje e Hercegovine dhe Kosove. Te henen 5.12. priten konkluzionet perfundimtare mbi ecurine e procesit te integrimit evropian te cilat me 9 dhjetor duhet te miratohet nga Keshilli i krereve te Bashkimit Evropian.

Autor Marina Maksimoviq / Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›