Zgjerim me cdo cmim - Dyshime per pranimin e Serbise shance te mira per Kroacine

Pas incidenteve te fundit te renda ne veri te Kosoves ku ne perleshje me serbeve dhe forcave te Kfor-it u plagosen ushtare gjermane dhe austriake nga qarqet diplomatike u tha se kryetaret e shteteve dhe qeverive te BE-se nuk do ti japin Serbise statusin e vendit kandidat sic ishte planifikuar.
Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle sheh ne sulmet e demonstruesve serbe ne veri te Kosoves ndaj ushtareve te Kfor-it nje rrezik per deshiren e Serbise per tu bere kandidat anetaresimi ne BE. E them hapur se nese Serbia nuk pranon integritetin territorial te Kosoves ky do te jete nje kriter ne vendimet tona gjermane tha Westerwelle te merkuren 30.11. ne mbremje ne Bruksel ne kuader te nje takimi te ministrave te Jashtem te BE-se. Incidentet qe kemi pare ne veri te Kosoves me siguri do te jene pjese e konsultimeve dhe nuk e bejne aspak me te lehte perspektiven evropiane te Serbise te cilen une e mbeshtes. Sulmet ndaj Kfor-it jane nje situate shume serioze ... deklaroi me tej ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle. Bildunterschrift Kroacia ka shance te mira per tu pranuar ne BE
Per kete arsye qeveria gjermane eshte ne bisedime me Serbine.
Ne bisedimet diplomatike ne Bruksel Serbia duhet te deklaroje se eshte e gatshme te zhvilloje nje dialog me qeverine ne Prishtine. Por duket se edhe kjo eshte e larget.
Me i afert duket anetaresimi per Kroacine. Kete te enjte 01.12. Parlamenti Evropian do te votoje per anetaresimin e saj ne BE dhe pritet qe te jape miratimin. Komisioni eshte i bindur se Kroacia i permbush te gjitha kriteret per anetaresim. Komisioneri per zgjerimin Stefan Fle Ekonomia eshte gati te behet pjese e nje tregu te perbashket dhe eshte madje ne gjendje te perballoje krizen financiare. Por me e rendesishmja eshte qe ne Kroaci respektohen parimet dhe te drejtat themelore demokratike. Edhe drejtesia po forcohet me ane te nje sere reformash.
Por ne Parlamentin Evropian gjithnje e me shume deputete shprehin dyshime nese Kroacia eshte vertet nje nxenese shembullore. Ne 4 dhjetor ne Kroaci mbahen zgjedhje. Fushata elektorale eshte karakterizuar nga elemente te forte nacionaliste. Ish kriminele lufte brohoriten si heronj kombetare. Bildunterschrift Serbia duhet te zhvilloje dialog me Prishtinen
Situata e buxhetit eshte katastrofale. Per obligacionet shteterore Kroacise i duhet te paguaje rreth 8 per qind interes.
Por me gjithe dyshimet pas miratimit te pritshem nga Parlamenti Evropian ne 9 dhjetor ne samitin e kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE-se do te nenshkruhet marreveshja e anetaresimit. Prej 1 korrikut 2013 Kroacia do te ishte atehere anetarja e 28 e BE-se.
Autor Christian Prl / E. Xhani
RedaktoiAida Cama