E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptareve u hiqen vizat opozita ne protesta

Vendimi i opozites Bojkot tryezes per Kodin Zgjedhor. Zogaj Ska reforme elektorale pa transparence.

Opozita paralajmeroi dje nisjen e protestave menjehere pas vendimit per heqjen e vizave qe do te marrin ministrat e Brendshem te BE-se me 8 nentor. Vendimi erdhi dje pas nje takimi te kryetarit Edi Rama me aleatet. Ky vendim bie ndesh me ate qe vete kryetari Rama mohoi 6 dite me pare qe protestat te kishin lidhje me takimin e ministrave te Brendshem ne Bruksel. Po keshtu qendrimi i djeshem eshte i ndryshem edhe nga ai qe opozita e bashkuar mori ne mbledhjen e saj te fundit pak dite me pare. Ne takimin e paradites se djeshme aleatet e vegjel te socialisteve kane perkrahur qendrimin e Rames per te mos u bere pjese e tryezes se thirrur nga Kryeministri per te nisur reformen zgjedhore pa u bere transparenca e zgjedhjeve te shkuara. Ne takimin e opozites u vu re mungesa e Vangjel Dules i vetmi aleat i Partise Socialiste qe perfaqeson nje parti parlamentare.

Ne emer te opozites Prec Zogaj lajmeroi Protestat do te rifillojne edicionin e trete menjehere pas vendimit qe do te marrin ministrat e Brendshem te 27 vendeve te hapesires Shengen per dhenien e vizave ne Shqiperi. Opozita eshte e interesuar qe ky vendim te merret pozitivisht dhe kjo ceshtje te perfundoje. Keshtu protestat qe priteshin te nisnin ne mbare vendin ne mes te muajit tetor jane shtyre dhe priten te mbahen ne nje kohe te dyte pas liberalizimit te vizave per Shqiperine. Gjithashtu kjo mbledhje e aleateve te majte rikonfirmoi edhe nje here ate qe tha nje dite me pare kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne lidhje me kundershtimin e tryezes se partive politike per reformen zgjedhore te thirrur nga Kryeministri Berisha. Ne fjalen e tij Zogaj tha se transparenca mbetet celesi per zgjidhjen e krizes. Partneret evropiane po kerkojne zgjidhjen e ngercit qe nis nga hetimi i zgjedhjeve. Ne mbeshtesim qendrimin e Partise Socialiste per te mos marre pjese ne tryeze pa u bere me pare transparenca e zgjedhjeve. Tryeza e reformes ska sens pa te gjitha palet dhe qeveria nuk mund ta beje e vetme kete reforme. Ne fjalen e tij Zogaj tha se opozita eshte e interesuar per nje kod me konsensus dhe ajo do te jape kontributin e saj ne lidhje me kete por me pare sipas tij duhet bere hetimi i zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor eshte bere ne te kaluaren me konsensus. Edhe ne te ardhmen duhet te behet me konsensus. Opozita do te jete gjithnje e gatshme per te dhene kontributin e saj te madh per te bere nje kod me konsensus sepse per permiresime ka gjithmone nevoje por per momentin perparesi eshte transparenca - nenvizoi Zogaj. Keshtu Partia Socialiste dhe aleatet e majte edhe nje here rikonfirmuan se nuk do te marrin pjese ne tryezen e partive politike per reformen zgjedhore te thirrur nga Kryeministri Berisha. Ky i fundit dy dite me pare ne cilesine e kreut te shumicesftoi opoziten ne nje tryeze shumepartiake ne fundjave per te diskutuar reformen zgjedhore. Ne kete ftese ai deklaroi se shumica ne pushtet i ka ofruar opozites qe te hartoje cdo amendament te Kodit Zgjedhor qe rekomandohet nga OSBE-ja dhe te tjera qe mendon vete per te permiresuar ate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›