Vendimi, riorganizohet Universiteti i Durrësit
Këshilli i Ministrave vendosi dje riorganizimin e Universitetit "Aleksandër Moisiu" Jepen me detaje departamentet dhe ciklet e studimit që ofrojnë
Universiteti "Aleksandër Moisiu" në Durrës si dhe filialet e tij në rrethe tashmë kanë një riorganizim të ri të fakulteteve. Kjo u vendos dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku u përcaktuan me detaje funksionet e çdo departamenti, si edhe shpjegimet e ofrimit të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve që ofron ky Universitet. Në bazë të këtij vendimi, studentët mund të dinë se çfarë ofron konkretisht Universiteti "Aleksandër Moisiu".
Riorganizimi
Këshilli i Ministrave vendosi dje riorganizimin e universitetit "Aleksandër Moisiu", Durrës, në njësitë kryesore, si Fakulteti i Edukimit; Fakulteti i Biznesit; Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit; Fakulteti i Shkencave Politike - Juridike dhe Fakulteti i Studimeve Profesionale.
Ndërsa sa i takon riorganizimit të filialit të këtij universiteti në qytetin e Peshkopisë, si njësi kryesore e universitetit "Aleksandër Moisiu", Durrës në Fakultetin e Edukimit ofron programe studimi të ciklit të parë në "Cikël i ulët", në përfundim të të cilit lëshohet "Diplomë e nivelit të parë (DNP)", në "Mësues i ciklit të ulët" si edhe "Gjuhë angleze", në përfundim të të cilit lëshohet "Diplomë e nivelit të parë (DNP)" në "Gjuhë angleze".
Ndërsa në degën "Psikologji - Sociologji", në përfundim të të cilit lëshohet "Diplomë e nivelit të parë (DNP), në "Psikologji - Sociologji" dhe në degën "Gjuhë - Letërsi - Anglisht", në përfundim të të cilit lëshohet "Diplomë e nivelit të parë" (DNP), në "Gjuhë - Letërsi - Anglisht".
Fakulteti i Biznesit
Fakulteti i Biznesit përbëhet nga 5 departamente dhe konkretisht ato janë Departamenti i shkencave ekonomike; Departamenti i menaxhimit; Departamenti i marketingut; Departamenti i financë - kontabilitetit dhe Departamenti i turizmit.
Fakulteti i Biznesit ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë në: "Administrim biznesi", në përfundim të të cilit lëshohet "Diplomë e nivelit të parë" (DNP), në "Administrim biznesi". "Menaxhim - Marketing", në përfundim të të cilit lëshohet "Diplomë e nivelit të parë" (DNP), në "Menaxhim - Marketing".
"Shkenca ekonomike", në përfundim të të cilit lëshohet "Diplomë e nivelit të parë" (DNP), në "Shkenca ekonomike", "Financë - Kontabilitet", në përfundim të të cilit lëshohet "Diplomë e nivelit të parë" (DNP), në "Financë - Kontabilitet" "Bankë - Financë", në përfundim të të cilit lëshohet "Diplomë e nivelit të parë" (DNP), në "Bankë - Financë".
Gjithashtu, ky fakultet ofron edhe "Menaxhim turizëm", në përfundim të të cilit lëshohet "Diplomë e nivelit të parë" (DNP), në "Menaxhim turizëm", në profilet "Menaxhim hotel-restorant", "Menaxhim turizëm kulturor", "Menaxhim turizëm arkeologjik".
Elbasan, hapen programe studimi të ciklit të dytë
Këshilli i Ministrave vendosi dje hapjen, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, të universitetit "Aleksandër Xhuvani", Elbasan, të programeve të studimit të ciklit të dytë, "Master i nivelit të parë", në dy degë. Konkretisht do të ketë master për "Punonjës social me fëmijët dhe familjen" dhe "Psikolog në institucione".
Gjithashtu u hapën programet e studimit "Master i nivelit të parë" realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik, si dhe programet e studimit të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010-2011.
Në përfundim të programeve të studimit lëshohen diplomat "Master i nivelit të parë", MNP, në "Punonjës social me fëmijët dhe familjen" dhe "Psikolog në institucione". Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i universitetit "Aleksandër Xhuvani", Elbasan, pa efekte buxhetore shtesë.