Maxhoranca, rrezon kandidatet e Topit
Rozeta Rapushi
Mazhoranca rrezoi dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, nje tjeter kandidature te Presidentit Bamir Topi per anetar te Gjykates se Larte. Sokol Como, ish-zevendesministri i Drejtesise ne kohen kur ne pushtet ishte Partia Socialiste, nuk mori mbeshtetjen e komisionit. Pas debateve me opoziten, per Comon, komisioni rekomandoi qe ai te mos votohet ne seance plenare, pasi ka mangesi dhe mungese besimi ne integritetin profesional dhe moral. Nderkohe qe u aprovua kandidati Medi Bici per anetar i po kesaj gjykate, dhe mbetet pezull vendimi per kandidatin e trete Vexhi Mucmata. “I propozoj Komisionit qe t’i rekomandoje seances plenare rrezimin e kandidatures per anetar te Gjykates se Larte, te zotit Sokol Como, si kandidature me mangesi dhe mungese besueshmerie ne integritetin profesional dhe moral”, propozoi relatori, Dashnor Sula. Ne total sipas mazhorances, Como, ka nje karriere teresisht te sponsorizuar nga nje force politike si Partia Socialiste, dhe ka dhene doreheqjen sa here i ka volitur kesaj force politike. Sipas demokrateve, ne seancen degjimore kandidati nuk dha asnje indikacion apo fakt, vendim, opinion apo qendrim te kundert me forcen politike qe duket se e mbron. Vendimi u morr ne mungese te deputeteve socialiste, te cilet braktisen mbledhjen menjehere pasi mazhoranca u shpreh se do te shprehej per kandidaturat. “Ky eshte nje proces politik, i percaktuar me kohe qe tek zyra e kryeministrit. Kjo duket qarte. Ajo cka po kerkojme ne, eshte qe te na jepni kohen e nevojshme per te bere debat, ju vazhdoni me qendrimin tuaj. E dime se ne fund cdo gje do te kaloje me kartonet tuaj”, tha deputeti socialist, Fatmir Xhafaj. Po keshtu edhe Pandeli Majko, duke kerkuar me shume kohe per shqyrtimin e relacioneve te pergatitura per kandidatet, tha se mazhoranca po rrezon ne menyre masive kandidatet e Presidentit Bamir Topi. “Partia juaj me sa duket, dhe nga relacionet dhe nga menyra e te sjellurit, per here te dyte po i rrezon ne menyre masive, njehere 100 per qind te kandidaturave, nje here 2/3 e kandidaturave te presidentit, i cili nuk eshte i partise sone”, tha Majko. Nuk zgjati shume se socialistet bojkotuan mbledhjen, duke e cilesuar politik vendimin per kandidatet.
Vleresimi i kandidateve per anetare te Gjykates se Larte
Sokol Como
Kandidati Sokol Como, ne nje sere pyetjesh te bera ne komision nuk dha pergjigje dhe ne disa prej tyre devijoi. Ne karrieren e tij, te le pershtypje fakti se qe ne moshen 26 vjecare, ne vitin 1998, vetem pas 3 vitesh ne detyre, eshte promovuar nga nje force politike ne nje post te mirefillte politik; Zevendesminister i Drejtesise. Kete post kandidati e quajti thjesht “sherbim”.
Karriera e zhvilluar nga kandidati Sokol Como, eshte karriere e mbeshtetur dhe e sponsorizuar vetem nga nje force politike, Partia Socialiste, kur ka qene ne pushtet, ndaj edhe doreheqja eshte dhene sa here i ka volitur kesaj force politike.
Ne seancen degjimore, kandidati nuk dha asnje indikacion apo fakt, vendim, opinion apo qendrim te kundert me forcen politike qe duket se e mbron.
Ne perfundim, relatori i propozoi Komisionit qe t’i rekomandoje seances plenare rrezimin e kandidatures per anetar te Gjykates se Larte, te zotit Sokol Como, si kandidature me mangesi dhe mungese besueshmerie ne integritetin profesional dhe moral.
Medi Bici
Eksperienca profesionale e zotit Bici eshte e qartesisht e dallueshme.
Bici nuk ka qene pjese e strukturave te hetimit apo persekutimit te periudhes se diktatures. Kjo ka bere qe figura e tij e paster morale te reflektoje siguri per publikun.
Zoti Bici ka pasur guximin qe te shprehe opinionet e tij ne menyre te drejtperdrejte ne lidhje me semundjet e sistemit te drejtesise ne vendin tone.
Ne respekt te parimit te integritetit moral, zoti Bici ka manifestuar standarde te larta dhe vlera morale gjate gjithe veprimtarise se tij zyrtare dhe asaj njerezore.
Komisioni vlereson se parimi i pavaresise dhe paanesise kane qene udherrefyese per krijimin e figures profesionale te z. Bici.
Duke qene se kandidatura e Medi Bicit, eshte nje kandidature qe garanton besueshmeri dhe jep garanci per publikun e gjere ne dhenien e drejtesise, per nje gjykate te pavarur, profesionale dhe te pakorruptuar, bazuar ne dispozitat e Rregullores se Kuvendit, ne perfundim te mbledhjes, relatori, i propozoi Komisionit te Ligjeve miratimin e kesaj kandidature ne komision dhe dergimin ne seance plenare per t’iu nenshtruar votimit per dhenien e pelqimit.