Çekia, mbështetje Shqiperise për kandidimin në BE
Vendi që mban presidencën e Bashkimit Europian premton përkrahje për afrimin e Ballkanit. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, pas një vizite zyrtare në Çeki, e vlerëson angazhimin e qeverisë çeke në drejtim të zgjerimit të BE-së
TIRANE-Shqipëria merr premtimin nga Çekia se do ta mbështesë në procesin e kandidimit në Bashkimin Europian dhe se do të bëjë të pamundurën që ky bashkim të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, pas një vizite zyrtare në Çeki, e vlerëson angazhimin e qeverisë çeke në drejtim të zgjerimit të BE-së, Presidencën e së cilës ajo e mban aktualisht. Ky zhvillim i ri në planin e integrimit, ndodh pikërisht në momentin që qeveria shqiptare po përgatitet të bëjë kërkesën zyrtare për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Kryeministri Berisha, që në dhjetor paralajmëroi se në fillim të 2009-ës do bëhet kjo kërkesë, ndërkohë që ka dhe dy javë kohë për ta bërë këtë kërkesë brenda janarit. Opozita, pavarësisht ndarjeve politike me maxhorancën, ka dhënë konsensusin e saj për një hap të tillë të madh për vendin.
Ministrja Bregu, gjatë takimeve të saj në Pragë, zhvilloi biseda me zëvendëskryeministrin për Çështjet e BE-së, z. Aleksandr Vondra dhe me zëvendësministrin e parë të Punëve të Jashtme, Tomas Pojar. Në të dy takimet, ministrja Bregu ka bërë një panoramë të zgjeruar të zhvillimeve në Shqipëri, të procesit të integrimit, të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë europian dhe realizimit të reformës në drejtësi dhe atë zgjedhore, që nevojiten për marrëveshjen e liberalizimit të vizave. Bregu, në takimet me zyrtarët çekë, ka shprehur optimizmin e saj se Shqipëria pret shumë nga Presidenca çeke në këtë gjashtëmujor të parë. “Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë bisedimet për marrëdhëniet tona bilaterale, është në interesin tonë të vazhdojmë me procesin e integrimit europian te rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Kemi folur me detaje për këtë proces, dhe i urojmë Shqipërisë shumë fat në rrugën e integrimit evropian. Ne do të bëjmë të pamundurën për ta mbështetur vendin tuaj”, - është shprehur në takim me Bregun, zëvendësministri i Parë i Punëve të Jashtme, Tomas Pojar. Më tej janë bërë të njohura prioritetet e Presidencës çeke deri në qershor të këtij viti. Zyrtarët e saj janë shprehur se Çekia do të angazhohet që të trajtojë si prioritet zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesit e lartë të Republikës Çeke, dhe njëkohësisht të Këshillit të Bashkimit Europian, deklaruan se mbështesin Shqipërinë në hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit europian. Pavarësisht se kur do ta bëjë kërkesën Shqipëria për vendin kandidat, BE-ja do të presë zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, të cilat nëse i arrijnë standardet e kërkuara, do të thotë se vendi ka kaluar një provë të rëndësishme, ashtu siç kërkoi dy ditë më parë dhe ambasadori i KE-së, Helmut Lohan.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)