Arratiset i burgosuri,nuk kthehet pas lejes

Është arratisur nga burgu i Shën Kollit Petrit Cakrri, dëshmitar për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. Cakrri kishte marrë leje nga drejtoria e burgut për të vizituar familjen, por nuk është kthyer më duke u arratisur jashtë vendit.Vetë i arratisuri Cakrri, i cili pretendon se ndodhet në Malin e Zi, duke udhëtuar në drejtim të Kroacisë, shprehet se mbahej padrejtësisht në burg nga Gjykata. Lajmi është konfirmuar për "Ora News" edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra, i cili theksoi se i arratisur kishte edhe një vit e dy muaj burg.Pas arratisjes nga burgu policia është vënë në ndjekje të të arratisurit Cakrri.