E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeqyteti feston lirimin e Shqiperise

Nata e Bardhe qindra femije te rinj e te moshuar presin agimin ne Bulevard


Ashtu sic edhe kishte premtuar Bashkia e Tiranes kishte nxjerre ne Bulevardin Deshmoret e Kombit argetime per te gjitha moshat. Per femijet te rinjte madje edhe per ata protagoniste te luftes Nacional lirimtare qe ende kishin mundesi te dilnin per te kremtuar kete dite.


Pjesen me te madhe te aktiviteteve te dites se djeshme e zinin femijet diku me nje koncert me pjese klasike diku duke pikturuar ndersa para Galerise se Arteve ishte ngritur nje skene per valltaret e vegjel. Ndersa ura e madhe ne bulevard per disa ore u mbajt peng nga koncerti i grupeve folklorike te Tiranes Durresit Elbasanit dhe Librazhdit. Argetim kishte per te gjitha moshat.


Femijet


Per femijet e qendres komunitare Ten ishte ngritur nje skene e posacme ku ata demonstruan talentet. Nje koncert me harqe dhe nje grup piktoresh ishin thelbi i kesaj skene. E nderkohe qe artiset e vegjel pergatisnin violinat ne sfond miqte e tyre vizatonin.


Per fat te keq koncerti i talenteve te reja zgjati shume pak por duke pasur parasysh qe artistet ishin mes moshes gjashte dhe dhjete vjec interpretimi ishte nje sukses i vertete. Me tej para galerise se arteve valltaret e ardhshem te Ansamblit Tirana dhane shfaqjen e tyre. Ne program perfshiheshin valle tradicionale e kercime te tjera.


Ekspozita


Pas perfundimit te Luftes Nacional lirimtare ndodhi qe nje pjese e mire e zanateve te vjetra qe ushtroheshin ne Tirane humben me kalimin e kohes. Tashme uji shkonte ne cdo shtepi dhe nuk ishte me nevoja qe shitesi i ujit te vazhdonte punen si me pare.


Zanatet e humbura ne vite ishin ne fakt edhe qellimi i nje ekspozite te vendosur ne lulishten e Vellezerve Frasheri. Nje ekspozite kjo qe synonte te tregonte jeten tregtare te Shqiperise se para nje shekulli.


Ne fotot e riprodhuara te koleksionistit Valter Gjoni vec zanateve shume te degjuar si shajakpunues argjendar apo bakerpunues kishte dhe te tjera me pak te njohura si hallvaxhiu njeriu qe shiste hallve punuesi i tezgjahut apo edhe shitesi i ujit. Zanate keto aspak funksionale per ditet e sotme por gjithsesi nje kuriozitet me shume qe Bashkia e Tiranes kishte servirur ne kete mbremje.

Veteranet


Rreth ores 1900 ne Parkun Rinia dhe ne lulishten e Vellezerve Frasheri dita e lirimit u festua duke ndezur zjarret karakteristike te partizaneve. Bashkia perreth kishte krijuar edhe nje atmosfere te ngjashme me ate qe duhej te kishte ekzistuar 66 vite me pare ne vendet ku qendronin partizanet.


Rreth zjarreve ishin vendosur stola druri ku me te moshuarit me shallin e kuq te lidhur ne qafe u kthyen pas gjashte dekada. Per me te rinjte qe nuk preferuan kenget partizane ne parkun Rinia ishte improvizuar nje karaoke. Nuk mungoi as marshi tradicional i Bandes Frymore te Tiranes pergjate Bulevardit Deshmoret e Kombit


Te rinjte


Ne kete nate te gjate kishte argetim per te gjitha moshat. Zona e ish-Bllokut u gjallerua pasdite nga tingujt e muzikes me te degjuar te momentit. Por vetem ne oret e vona te mbremjes do te ofronte argetim pa kufi. Ne skenat e krijuara nga Bashkia kenduan disa nga grupet me te njohura te muzikes shqiptare te cilet interpretuan edhe hite boterore te muzikes rrok.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›