E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vendoret/ Meta takim me Berishën: Respektojmë primaret! Propozova emër për kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës

“Jemi në sintoni të plotë, mbështes primaret”, kështu deklaroi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit me kreun e PD-së, Sali Berisha për zgjedhjet vendore të 2023. Takimi u zhvillua në selinë blu, ndërsa Meta tha për gazetarët se në procesin e primareve, do të futen edhe kandidatë nga PL.

Meta bëri me dije se i kishte propozuar Berishës edhe një emër për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por nuk preferoi të bënte me dije emrin e tij.

Meta dhe Berisha kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale, teksa ky është takimi i dytë që zhvillohet mes tyre. Kujtojmë se Presidenti Bajram Begaj, dy ditë më parë, dekretoi datën 14 maj për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Pjesë nga komunikimi i Metës për mediat: 

I mbështesni kandidatët e Berishës për Tiranën, keni propozuar emër konkret?

Meta: Jemi në sintoni të plotë, kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe i këshillit të bashkisë, do të bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj.

Do ketë PL kandidatë në primare?

Meta: PL respekton primaret, kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces, kudo ku ne si PL kemi kandidatë që premtojnë për komunitetin, do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. E rëndësishme që kandidatët që do të jenë të respektojnë njëri-tjetrin, përndryshe kush i përdor primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë, të përjashtohet nga gara. Nuk kam patur diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër sepse është proces që i takon primareve dhe do respektojmë çdo emër që del nga primaret. I kam propozuar Berishës një emër për parlamentin e Tiranës, që ai e priti me kënaqësi. Është super politikan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›