E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vendoret dhe mosregjistrimi i PD/ Borrell: Zgjedhjet do mbahen sipas standarteve ndërkombëtare

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, është pyetur nga gazetarët lidhur me zgjedhjet e 14 majit dhe vendimit të KQZ për mosregjistrimin e PD-së në vendoret. Borrell u shpreh se zgjedhjet do të mbahen sipas standarteve ndërkombëtare, ndërsa përsa u përket procedurave ligjore të brendshme janë çështje që i përkasin shtetit shqiptar.

“Sa i përket zgjedhjeve nuk është vendi të komentoj. Për procedurat ligjore të brendshme. Jam i bindur se këto çështje ligjore i përkasin shtetit shqiptarë. Besojmë se zgjedhjet do mbahen sipas standarteve ndërkombëtare”, tha ai.

Ndërsa pyetur për qëndrimin e Bashkimit Evropian për Sali Berishën dhe shpalljen e tij “non grata” nga SHBA dhe Britania, Borrel tha se nuk ka informacione për sanksione për qytetarët shqiptarë.

“Ne i marrim vendimet për sanksionet e këshillit dhe këto janë pjesë e politikës së jashtme të sigurisë. Nuk kam informacion për sanksione për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë”, u shpreh Borrell.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›