SHBA ia rrisin staturen Shqiperise
Propozimet konstruktive jane te rralla ne kampin opozitar dhe pershkallezimi i dhunes nuk e permireson kete fakt. Perse ndihmon arti Ai nuk ndihmon fare kur perdoret nga nje politikan partiak per krijimin e imazhit. Nje piktor si sundimtar nuk eshte burreshtetas me i mire dhe normalisht ben pjese edhe nder artistet e dobet. Ndoshta kryetari i bashkise do te bente mire vetem te pikturonte asgje tjeter. Ose te pushoje se pikturuari dhe te kerkoje zgjidhje per vendin e tij - shprehet ne nje artikull te gazetes gjermane Suddeutsche Zeitung. Fraza e fundit percjell dhe shume nenkuptime per mosperdorje te politikes si nje fasade per qellime te tjera apo thjesht lyerjet e fasadave si nje ndryshim thelbesor i politikes se perdorur deri tani.
Ngjarjet e 21 janarit pervec frikes se bashkesise evropiane per nje degjenerim te nje shteti anetar te NATO-s nxjerrin edhe kostot rreth ambientit euro-mesdhetar. Ne opinionin Italian sigurisht qe ka arsye per tu preokupuar pasi Shqiperia e konsideron kete vend si partner kryesor ekonomik qe perfshin 33 te shkembimeve tregtare. Per ta kuptuar me qarte jane ne loje rreth 13 miliarde euro. Keto jane shume interesa qe rrezikojne te paragjykohen ose te kalojne per momentin ne nje stop apo pauze. Kryeministri Berisha para pak kohesh ishte ne Itali ne nje Forum Ekonomik bilateral per te propaganduar mundesite qe iu ofron sektori energjitik shqiptar investitoreve italiane te cilet gjithsesi jane ne nje numer te konsiderueshem ne Shqiperi rreth 300 biznese te mesme dhe te vogla. Pervec humbjes si reputacion kostoja eshte reale materiale direkte ne psikologjine e turisteve numri i te cileve pas 21 janarit ka rene ne menyre drastike. Te mos permendim friken e te gjitheve per rishikim te regjimit te vizave kthimi ne te cilin do te sillte nje humbje morale dhe psikologjike si dhe nje kujtese te izolimit te gjate.
Situata eshte gjeopolitike Jemi te perfshire edhe ne ringritjen e botes arabe Ish-presidenti tunizian Ben Ali qendroi 20 vjet ne pushtet. Presidenti Hosni Mubarak 82 vjecar ne Egjipt ka nje monopol te pushtetit prej 30 vitesh. Ne Libi kemi nje regjim 40 vjecar te udhehequr me nje dore te forte nga Muhammar Gheddafi.
Te gjitha levizjet per permbysje te ketyre regjimeve te trasformuara ne diktatoriale jane pershendetur nga shtypi nderkombetar me komente entuziaste duke evidentuar rizgjimin e koshiences civile arabe. Ku eshte ndryshimi i madh me Shqiperine ku dikush deshiron patjeter te vere barazimin e ekuacionit. Megjithese Ben Ali eshte konsideuar nje aleat besnik Uashingtoni nuk percolli asnje fjale ne mbeshtetje te tij. Kur protestat u bene te dhunshme ne shesh nuk u degjua ne komunitetin nderkombetar asnje fjale ndeshkimi. Njekohesisht nuk u duk asnje preokupim i Departamentit Amerikan te Shtetit per nje perhapje te mundshme apo fondamentalizmi. Perkundrazi me mbarimin e revolucionit presidenti Obama pershendeti kurajon dhe dinjitetin e popullit tunizian. Nderkohe kane dale dokumente ne WeakiLeaks ne te cilat rezultonte se ambasada amerikane ne menyre konfidenciale prej kohesh e kishte kritikuar ashper Ben Aline. Edhe ne zhvillimet ne Egjipt Uashingtoni ndjek te njejten sjellje. Ne ditet kur po vinin lajme shqetesuese nga Kajro Uashingtoni nuk levizi as gishtin e vogel. Turma pushtoi qendren e Kajros dhe Uashingtoni heshti.
Ne Shqiperi kemi krejt deklarata te tjera si nga komuniteti Evropian ashtu dhe nga Departamenti i Shtetit ku Shqiperia konsiderohet shtet demokratik. SHBA-te i japin stature dhe i rrisin personalitetin Shqiperise duke treguar se tashme eshte vend sovran dhe i ka te gjitha strukturat demokratike politike per te qeverisur te pavarur pa i drejtuar syte per ndihme nga askush qofte BE-ja apo SHBA-te.
Shume pyetje te Zerit te Amerikes drejtuar zv.ndihmessekretarit te Shtetit per Evropen Tom Kantriman nenkuptonin pikerisht kete. Si mendoni se ndikon te imazhi i Shqiperise fakti qe nje vend i NATO-s nuk eshte ne gjendje te kryeje hetime te tilla te thjeshta si nje video-kasete apo nje proteste Perse njerezit ne Shqiperi i kthejne syte nga Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian per zgjidhjen e problemeve te tyre Pergjigja ishte se ai besonte ne institucionet e pavarura te Shqiperise dhe ne aftesine per hetime te besueshme. Njekohesisht ne nje veshtrim afatgjate ai shikonte si shume te rendesishme mundesine qe SHBA-te dhe BE-ja te bindin shqiptaret te mos shikojne faktorin e jashtem si zgjidhesin e problemeve te tyre. Tu tregojme shqiptareve te mos kerkojne me ndihme pasi i kane te gjitha aftesite per te qeverisur vete - u shpreh Kantriman ne Zerin e Amerikes.
Te prodhosh krize ne Shqiperi nuk perben ndonje problem sic deshmojne ngjarjet prej 1 viti e gjysme. Problem eshte cfare efektesh prodhon nga kriza qe shkakton. Te besh teste me krizen pa arritur efektet e deshiruara eshte miopi politike paqartesi mendimi e veprimi por me kosto jo vetem politike. Ky ishte sensi i deklarates se Kantrimen askush nuk fiton nga kriza dhuna destabilizimi apo ta quajme si te duam ne nje shtet te NATO-s. Askush nuk fiton dot prej tyre pasi jemi ne nje ere te re NATO me institucione demokratike dhe legjitime te certifikuara nga te gjithe faktoret.
Ajo cka ndryshoi perceptimin tone per nje shtet tashme ta barabarte ne ambientin NATO gjithsesi ka pershkuar regres. Pas veprimeve shkaterruese te imazheve dhe perceptimeve te faktorit te brendshem e te jashtem kemi deklarata ne Zerin e Amerikes pikerisht te profesorit Bernd Fischer te Universitetit te Indianes i cili u shpreh per nje angazhim me te madh te BE-se dhe SHBA-ve si nje zgjidhje e vetme. Ne faktorin nderkombetar ekziston nje shprese se tonet e debatit ne Shqiperi do te ulen. Por kjo nuk eshte e mjaftueshme pasi duhet shoqeruar sipas tyre me propozime konkrete per te ndihmuar. Me kete qellim erdhi edhe i derguari i posacem i BE-se Mirosllav Lajcak. Ai deklaroi se kete radhe propozimet jane te qarta dhe te padiskutueshme. Perseri kthehet rrota e historise per shqiptaret ne kohet e vjetra ku faktori i jashtem luante rolin deciziv dhe i imponohej faktorit te brendshem e aktoreve politike shqiptare. Ne qofte se pergjate periudhes NATO ne nje evolucion te vazhdueshem filluam te trajtoheshim si vend sovran brenda-zgjidhes problemesh tani aktualisht jemi ne nje periudhe regresi ku faktori nderkombetar eshte jashte-zgjidhesi i problemeve tona te brendshme.
Keto jane ceshtje qe nje shtet evropian demokratik anetar i NATO-s duhet te jene ne gjendje ti zgjidhe permes sistemit te vet politik. Per sa kohe Shqiperise iu dha besimi per hyrje ne NATO duke vazhduar me reformat tregon se i ka potencialet per te qene nje shtet i barabarte me te tjeret pjese e NATO-s. Gjithsesi gjuha e perdorur nga faktori nderkombetar tregon qe ende nuk i imponohen politikes shqiptare si dikur para 10 viteve por nenkuptohet qe mbase ne te ardhmen do te duhej nje propozim konkret antikrize. Ende ka shanse dhe serish na jepet mundesi per tu sjelle si nje shtet demokratik me sistem politik dhe institucione funksionale. Gjithsesi deklarata e Kantriman ia rrit vlerat Shqiperise duke rritur koshiencen per forcat dhe vlerat reale qe ekzistojne se brendshmi per veteqeverisje dhe vetezgjidhje problemesh. Ka ardhur koha qe te perfundojne reformat demokratike nderkohe qe jemi shtet anetar i NATO-s.
Degjoje shume opinione te cilat e lidhin situaten pikerisht me idene e armiqve historike per nje mungese koshience dhe aftesie shtet formuese. Disa analiste e lidhin me situaten ne Kosove dhe akuzat e Dik Martit. Te njejtat asociacione jane bere edhe ne vitin 1998 kur pikerisht ish-kreu i SHIK-ut Fatos Klosi akuzoi Bukoshin se kishte gisht ne ngjarjet e asaj periudhe.
Ende diskutimi eshte i nxehte nese 21 janari ishte grusht shteti apo jo. Edhe literatura sot tregon shume nocione te reja per grushtet e shtetit. Nocioni klasik i grushtit te shteti po transformohet. Jo se nuk ndodh edhe klasiku gati i tille ishte ne Shqiperi por ne Evrope edhe forma shume me te zbutura qe jane vertet ne te mire te njerezimit po konsiderohen grushte shteti por te heshtura. Disa mendojne se ne shume vende evropiane po eksperimentohet nje tip grushti shteti i heshtur. Ai po godet e plagos dhe pa e kuptuar pothuaj askush dergon pushtetin ne duar aliene por me fytyre demokracie. P.sh. privimi i shteteve te Bashkimit Evropian nga disa fuqi themelore si sovraniteti monetar dhe zgjedhjet politike ekonomike ne favor te organeve mbinacionale Komisioni Evropian Fondi Monetar Nderkombetar Organizata Boterore e Tregetise Banka Qendrore Evropiane dhe paralelisht privatizimin i sektoreve strategjike per jeten e vendit jane konsideruar grusht shteti. Me traktatin e Mastrihtit ne vitin 1992 shtetet anetare te BE-se heqin dore nga sovraniteti monetary ne favor te Bankes Qendrore Evropiane organ mbinacional pa asnje lloj kontrolli. Gjithashtu ne qofte se do te marrim shembullin e Italise pergjate qeverisjes se majte filloi privatizimi i telekomunikacionit bankave energjise hekurudhave. Domethene jemi ne kushtet kur edhe financat e politikat apo sektoret strategjike jane ne duart e organeve mbinacionale apo ne duart e privateve. Ne menyre te vullnetshme i hiqen disa fuqi shtetit dhe strukturave te tij per tia deleguar nje fuqie me te larte. Kjo nga disa analiste eshte quajtur forme moderne e grushtit te shtetit apo forme e heshtur e grushtit te shtetit.
Po kur goditet dhunshem shteti dhe ligjshmerine e saj Me e keqja eshte se po goditet mendimi ndryshe. Ekziston nje tendence ku po tentohet ti imponohet mendimi edhe ambasadorit te SHBA-ve Arvizu pasi e cilesoi Berishen burre shteti. Se pari Shqiperia eshte shtet dhe ka nje burre ne krye i pelqen apo jo pakices. Nuk marrin anen pozitive per shumicen te kesaj deklarate qe me se fundi Shqiperia eshte shtet por anen negative per pakicen qe ka nje Berishe. Si per hakmarrje tentohet ti ulet statura ambasadorit duke e konsideruar nje profan te politikes shqiptare qe nuk njeh Meten Ramen Berishen deputeti Fatmir Toci. SHBA-te kane nje stature te tille qe nuk lejojne politika personale aq me teper te ndjekura nga nje perfaqesues i tyre.
Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi deklaroi Kur eshte koha per te ikur Berisha te ike. Sa per qind te elektoratit perfaqeson Gjinushi kur tregon se kush duhet te rrije dhe kush duhet te ike Partia-shtet shteti-parti jane terminologji e perdorur nga opozita. Partia Demokratike eshte parti e nje pushteti legjitim i cilesuar si i tille nga te gjithe faktoret te cilet therret ne vemendje opozita. Ai qe po tenton te jete parti-shtet apo shume me keq individ-shtet eshte Rama kur deklaron ne emer te kesaj Shqiperie i kerkoj botes demokratike BE-se SHBA-ve. Kush e ka vene Ramen ne krye te Shqiperise Z. Rama e dime qe perfaqeson popullin opozitar qe nuk perben me shume se 25 te elektoratit. Ne pame me 21 janar vete popullin opozitar te distancohet nga dhuna. Popull te tere qe kerkon fundin e ketij regjimi Rama nuk shikojme ne Shqiperi por ne Egjipt. Si nje paralelizem perfekt na pasqyrohet situata ne Egjipt pikerisht keto dite kur kemi vertet nje popull te tere qe ndodhet brenda nje revolucioni.
Ka nje ndryshim shume te madh edhe me protestat e dhunshme te zhvilluara qofte edhe ne Evrope sic po degjojme vazhdimisht ne media. Ndryshimi eshte se ato nuk i organizon asnje parti ose te pakten te jete e deklaruar keshtu. Ndodhite i merr persiper ndonje organizate terroriste ekstremiste. Partite te pakten publikisht distancohen.