Rozana Radi me tha Do te shkarravis
Ne nje interviste per Panorama kengetarja Rezarta Shkurta pretendon se eshte vetembrojtur ne perplasjen fizike me Rozana Radin. Sherri i nisur vitin qe shkoi ne kohen kur Rezarta dhe Rozana ndodheshin ne Vip Shtepia dukej sikur ishte fashitur ne Kenga Magjike. E urova per kengen nuk i kerkova falje thote Rezarta Shkurta duke mohuar deklaratat e fundit te Rozana Radit. Sipas Rezartes pikerisht keto deklarata ishin bere shkak i sherrit me fjale fillimisht ne Facebook e me pas me perplasje fizike mes dy kengetareve. Rezarta Shkurta tha se pasi Rozana kishte kerkuar ta takonte pas
mesnate me 6 dhjetor 2010 ajo kishte shkuar me te shoqin Ermal Hoxha duke qene se ishte ore e vone dhe nate. Rezarta mohon qe i shoqi te kete qene pjese e dhunes madje pohon se policia ka qene ne vendngjarje kur Ermal Hoxha ka hyre per te ndare kengetaret qe po qelloheshin me grushte mes tyre.
Rezarta ne media eshte shkruar per sherrin mes teje dhe Rozanes eshte publikuar dhe deklarata qe kjo e fundit ka dhene ne polici. Mund te na pershkruash momentet qe cuan deri ne kete ngjarje paksa ekstreme per dy vajza dhe akoma me te pazakonte per dy artiste
Ngjarja eshte e pazakonte ne momentin qe perfshihet emri im nderkohe qe per Rozanen kjo nuk eshte hera e pare dhe kam pershtypjen se bemat e kesaj natyre te Rozit nuk cudisin me askend. Mbas zenkave natyrisht te provokuara prej saj tek Vip Shtepia une vendosa qe te beja nje gjest fisnik si per ti dhene nje mesazh se nuk eshte mire as per mua dhe as per te qe ne te mos demonstronim qytetari pasi publiku duhet te fokusohet tek arti qe ne bejme dhe jo tek skandalet. Keshtu gjate neteve te festivalit Kenga Magjike une shkova dhe e urova per kengen por nuk i kerkova falje sic tha ajo tek programi Zone e lire pasi per te kerkuar falje duhet te ndihesh fajtore.
Me pas ajo e mori kete gjest tendin si dobesi apo si nje veprim te zgjuar
Pa diskutim qe e mori si dobesi pasi komentet qe ajo beri ne programin e anit treguan pikerisht kete. Pra une aty kuptova qe nuk ia vlen te tregosh tolerance me nje njeri i cili as qe e ka ne fjalor kete fjale fisnike.
Si vazhdoi me pas
Me pas une i shkrova ne adresen e saj ne Facebook duke i thene qe me erdhi shume keq qe ajo genjeu. Ketu dialogu mes nesh filloi te rendohet dhe Rozana nuk kurseu asnje fjale nga fjalori i saj vulgar. Me ka shkruar gjera shume te renda dhe fyese qe do te provokonin kedo edhe sikur te ishte prej guri.
fare te ka shkruar konkretisht nese mund te na thuash
Ajo shkruante e bindur se do me mposhtte me fjale dhe mbi te gjitha kishte si qellim te me frikesonte. Me pas me tha Hajde te te takoj dhe do e shohesh ti po nuk te shkarravita. Mirepo ajo nuk e mendoi se une do te shkoja me te vertete. Kur u takuam ne nje situate shume te renduar psikologjike ishte e pamundur qe te flisnim si njerez dhe biseda degjeneroi ne dhune fizike. Vendin e fjaleve e zune goditjet nga te dyja por fati me ndihmoi ne kete rast pasi per shkak te gjatesise time une e kisha me te lehte qe te mbrohesha.
Ajo ne deponimin e saj ka thene qe ti je ndihmuar nga bashkeshorti yt Ermali. Si eshte e verteta
Ne fakt ajo genjen kur e thote kete. Ermali vendosi te me shoqeronte meqenese ishte nate dhe kur pa qe zenka mori ato permasa erdhi qe te na ndante vetem kaq. Te tjerat jane genjeshtra te saj.
E kujt ishte ideja per te denoncuar ne polici
Ne ato momente kaloi rastesisht nje makine policie madje tamam ne momentin kur Ermali po na ndante.
Po ne komisariat si u soll Rozana
Ajo ka nje problem qe nuk e fsheh dot natyren e saj te dhunshme madje edhe para policeve pasi ne prezence te tyre tentonte te me godiste perseri. Mjafton te kujtojme disa momente domethenese nga e kaluara e saj ne marredhenie me koleget. Ajo eshte zene pothuajse me te gjitha kengetaret. Me Ingrid Gjonin eshte zene shume keq me Greten me iljeten me Ronelen. Ajo eshte nje provokuese e lindur e shqeteson suksesi i te tjereve behet keq
Tani qe kane kaluar dy dite nga ngjarja cfare mendon per te gjithe kete qe ndodhi a mund te ishte evituar dhuna
Te lutem me lejo qe te ta drejtoj edhe une ty nje pyetje nese dikush te shan dhe te provokon ne cdo moment perpiqet te te ule dhe te te ofendoje ore e cast dhe nuk ka absolutisht asnje arsye njerezore ne bote qe ta beje te pushoje cfare do te kishe bere Pavaresisht se jemi artiste mos harroni se jemi prej mishi dhe gjaku madje pikerisht per kete arsye jemi edhe me te ndjeshem. Mua ne gjithe kete histori me vjen keq per prinderit e mi per bashkeshortin pasi ata shqetesohen kur shohin se njeriu i tyre i dashur perfshihet ne histori te tilla. Sa per Rozin nuk e di po mbase ajo mendon se suksesi mund te arrihet edhe ne kete menyre sepse ndryshe nuk mund te shpjegohet agresiviteti dhe dhuna qe ajo ka gjithmone gati per kedo. Ajo edhe keto momente i shfrytezon per te qene ne qender te vemendjes. Mjafton tju them nje detaj. Ajo pardje shkoi ne komisariat me paparac me vete imagjinoni se cfare kalkulatoreje eshte. Ne fund doja te thosha vetem nje gje me vjen keq per te gjithe dashamiresit e mi te cilet jane te detyruar te degjojne histori te tilla ku perfshihet emri im por per fat te keq disa gjera jane te paevitueshme.
Rozana Rezarta dhe i shoqi me dhunuan
TIRANE - Rozana Radi akuzon se Rezarta Shkurta dhe bashkeshorti i saj kane ushtruar dhune ndaj saj pas mesnates se diel me 6 dhjetor 2010. Rezarta me dhunoi fizikisht me gjithe bashkeshortin ka thene Rozana dje per gazeten Panorama. Kengetarja Rozana Radi nuk pranoi te prononcohet me detaje duke thene se ngjarjen e kishte pershkruar me te gjitha hollesite ne polici dhe nuk kishte asgje per te shtuar. Ajo eshte e alarmuar pasi ka probleme nga goditja tek njeri sy madje nuk arrin te shohe mire me te. Sipas policise Rozana Radi ka nje shenje te zeze ne syrin e djathte qe gjate kallezimit ka pretenduar se i eshte bere ne perleshje me grushte me Rezarta Shkurten. Rozana Radi theksoi se nuk eshte e vertete qe e ka goditur Rezarta Shkurten pasi ajo nuk i dha kohe te vetembrohej sepse sapo hapi deren e makines iu sul me grushte. Une dola per te folur sic mund te flasin dy femra. Ku ta dija une qe ajo kishte marre edhe burrin me vete per te me dhunuar - pyet Rozana. - Si ka mundesi qe genjen ne menyre kaq te pafytyre qe gjasme e paskam goditur une E cfare jam une qe tu bej balle dy njerezve qe njekohesisht ushtrojne dhune mbi mua vazhdoi me tej kengetarja. Ajo tha se nuk deshiron te flase ne detaje pasi edhe gjendja shendetesore e saj nuk eshte e mire. Hetim ne gjendje te lire kengetareve
TIRANE - Policia ka nisur ndjekjen penale me akuzen e demtimeve te tjera me dashje ndaj dy kengetareve. Shkak i hetimit te dyanshem eshte fakti se dy kengetaret kane depozituar kallezim ndaj njera-tjetres ne komisariatin e policise. Nderkohe dosja do te percillet ne prokurori per akuzen ne fjale ku pritet qe gjate hetimit dy kengetaret te thirren perseri per te dhene sqarime ne lidhje me ngjarjen. Sipas burimeve nga hetimi i ceshtjes deshmite e dy kengetareve jane diametralisht te kunderta ndaj po shikohet mundesia e pyetjes se deshmitareve te tjere persona te trete. Po keshtu grupi hetimor tha se eshte ne pritje edhe te raporteve mjekesore te cilat do te zbardhin shkallen e demtimeve fizike qe kane pesuar dy kengetaret pjesemarrese ne perleshjen me grushte qe ka ndodhur te dielen e javes se shkuar pas mesnate.