E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendos të mos luajë më me lojërat e fatit, fiton 1 mln dollarë

TIRANE-Një banor i San Franciscos, i identifikuar vetëm si Javier V, mori vendim për Vitin e Ri që të mos shpenzojë më në lojëra të fatit. Ai javën e kaluar kishte vendosur që për herë të fundit në jetë të blejë një lotari, por doli se pikërisht lotaria e fundit i solli atij pasuri të vërtetë, plotë 1 milion dollarë amerikanë. Ai këtë lotari e bleu në restorantin e ushqimit të shpejtë, ku shiteshin edhe lotaritë e llojit “Gërvisht dhe fito” duke gërvishtur më pas cmimin prej 1 milion dollarësh.

Fituesi me fat i biletës së Lotarisë së Kalifornisë deklaroi se nuk e di cfarë do të bëjë ato para dhe se ende nuk po mund të besojë se i ka ndodhur diçka e tillë pikërisht në momentin kur kishte vendosur t’i jepte fund pjesëmarrjes në lojëra të fatit.

Sic kanë llogaritur statistikat mundësitë për të fituar cmimet në një llotari të tillë janë 1:1 2000 000.

(d.b/Koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›