E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, dëmtohen me tritol 2 shtylla të tensionit të lartë

LEZHE-Dy shtylla te tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës jane dëmtuar me lënde eksplozive që dyshohet tritol pasditen e të dieles, me 1 Janar.
Njëra shtyllë mbahet vetëm me një këmbë kurse tjetra eshte dëmtuar ne pjesen me të madhe të bazamentit të saj.
Dy shtyllat që rrezikojne të rrezohen jane pjese e linjes se interkonjeksionit 400 kilovolt që përcjell energjinë nga Mali i Zi në vendin tone.

Në vendgjarje mbërriten forca të shumta policore, drejtues te OST dhe ekspertë nga Tirana. Për disa orë ekspertë antieksploziv kanë punuar për caktivizimin e pjesës tjetër të lëndes eksplozive që ende nuk kishte shpërthyer.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›