E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë, Di Rupo: Viti 2012 do të jetë vendimtar për vendin

BRUKSEL - Viti 2012 do të jetë një vit vendimtar, theksoi dje kryeministri i ri belg, socialisti Elio Di Rupo duke premtuar se do të bëjë përpjekje të nxjerrë vendin nga kriza sa më shpejt të jetë e mundur, në një komunikatë drejtuar bashkëqytetarëve për Vitin e Ri.
"Viti 2012 do të jetë vendimtar. Ne duhet të transformojmë vështirësitë në mundësi të reja. Është thelbësore për të hedhur themelet për një të ardhme më të mirë'', deklaroi Di Rupo, në krye, që prej disa javëve, të qeverisë së re belge.
"Objektivi i qeverisë së re belge është dalja nga kriza sa më shpejt të jetë e mundur, rimëkëmbja e ekonomisë tonë, konsolidimi i sigurisë sociale dhe rikthimi i besimit tek qytetarët dhe ndërmarrjet. Për të arritur këto objektiva duhet të zbatohen vendimet e marra dhe të merren, nëse do të jetë e nevojshme, masa shtesë të ekuilibruara'', nënvizoi Di Rupo.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›