Vendosen reduktimet e shpenzimeve publike
Qeveria italiane i është bashkuar tendencës së re të disa shteteve të Bashkimit Europian për të ndërmarrë masa shtrënguese për sa i përket reduktimit të shpenzimeve në favor të uljes së deficitit buxhetor. Një lajm i tillë u ka ardhur shumë i papritur italianëve.
Qeveria miratoi planin 24 miliardë dollarësh në orët e vona të së martës, në më pak se një muaj nga premtimi që Berkuskoni i bëri popullit të tij që qeveria ishte në gjendje që të kalonte krizën e euros pa pasur nevojën e marrjes së masave ekstreme financiare. Paketa synon që të reduktojë deficitin buxhetor që një vit më parë kishte kapur shifrën e 5% të Prodhimit Kombëtar Bruto ajo ka gjithashtu synim që të ulë borxhin e jashtëm të vendit që është më i larti i 16 vendeve anëtare të Eurozonës. Një pjesë e madhe e reduktimeve do të vijë nga fondet që qeveria ua paguan rajoneve dhe qyteteve italiane. Ndërkaq, do të ngrijnë edhe pagat e punonjësve të sektorit publik. Rrogat e ministrave të qeverisë dhe të parlamentarëve do të reduktohen me 10% dhe qeveria do të ngadalësojë huamarrjet. Italiani i mesëm nuk do të pësojë rritje taksash, ndërsa ato do të rriten te punonjësit dhe ekzekutivët e sektorit privat. Qeveria do të luftojë në maksimum evazionin fiskal dhe do të paraqesë një masë që quhet “amnestria e ndërtimit” një periudhë gjatë së cilës italianët do të ndërtojnë shtëpitë e tyre pa një aprovim të hollësishëm të zonës që do të thotë pagim më i vogël taksash. Në fillim të prillit Berluskoni deklaroi se Italia do t’ia hidhte pa masa shtrënguese për sa i takon krizë së euros, çka me masën e fundit në Parlament tregon se ai ka gënjyer. Këto masa pasojnë ato të marra në Portugali dhe në vendet të tjera për të shpëtuar vendin nga e njëjta situatë krize financiare dhe deficiti buxhetor.
#