E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendoset për herë të parë proteza totale e ijes me teknikë miniinvazive në Spitalin Memorial Fier

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu deklaroi se për herë të parë në sistemin shëndetësor publik në Shqipëri, në Spitalin Memorial Fier është realizuar me sukses vendosja e protezës totale të ijes.

Spahiu tha se kjo ndërhyrje me teknikë mini invazive në artikulacionin koksofemoral është realizuar me sukses nga një ekip mjekësh profesionistë.

Ministrja Spahiu pohoi se ndërhyrja iu krye një pacienteje 70-vjeçare, të diagnostikuar me koksartrozë, sëmundje që prek artikulacionin e ijes.

Sipas saj, teknika e përdorur synon të minimizojë dëmtimin e indeve përreth dhe të lehtësojë rikuperimin funksional pas operacionit.

Spahiu shprehu mirënjohjen për ekipin mjekësor, të përbërë nga doktor Arseli, doktor Mehmeti dhe doktoreshë Cagla, ndërsa vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e ndërhyrjes.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›