Del Boske rikuperon të gjithë big-ët
Visente del Boske mund të marrë frymë lirisht. çesk Fabregas dhe Karles Pujol, të cilët pësuan dëmtime të lehta në sfidën me Paraguain në çerekfinale, janë rikuperuar plotësisht. Të dy yjet e “Furisë së Kuqe” janë të gatshëm për sfidën historike në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2010 kundër Gjermanisë. “çesk pati disa probleme në shpatull, ndërsa Pujol pësoi një goditje me top në fytyrë, që i shkaktoi probleme me shikimin. Ata janë plotësisht të gatshëm për të luajtur”, konfirmoi doktor Oskar Luis Kelada. Ndërkohë, Fernando Torres e ka cilësuar si një finale sfidën me Gjermaninë: “Me formatin e ri, kjo është gjysmëfinalja e parë për Spanjën në botëror: jemi krenarë. Kjo ndeshje është si një finale, ne kemi një skuadër mjaft ofensive, ndërsa ata kanë qenë ekipi më spektakolar në Afrikën e Jugut”.
#