Kur politika perdoret si burim fitimprures
Motori levizes i sistemit komunist ne vendin tone ka qene lufta e klasave koncept ky i shqiptuar politikisht ne shekullin XIX i perfshire ne lemin politik fale punimeve shkencore te Marksit. Kohe me pas lufta e klasave si teori e si praktike u perhap dhe u zbatua ne te gjitha vendet e Europes Lindore ku u instaluan regjime qe proklamoheshin si komuniste. Sipas Marksit proletariati ndash klase e dominuar do te emancipohej duke rrezuar dominimin e klasave shfrytezuese borgjezise per te realizuar qellimin final instalimin e nje shoqerie pa klasa e nje shoqerie te barabarte. Kjo teori interesante e terheqese ne pamje te pare beri per vete jo vetem nje mori te madhe kuadrosh te fushes se politikes por edhe nje numer te madh njerezish ne shume vende te Europes e te mbare botes.
Ne vendin tone me gjithe ashpersine e madhe me te cilen nisi te zhvillohej lufta e klasave ndertimi i nje shoqerie pa klasa nisi te jetohej jo vetem si nje enderr e bukur dhe si nje iluzion por edhe si nje ersatz i nevojshem per regjimin per te perligjur mungesat materiale. Kuptohet lufta e klasave nisi e vazhdoi te zhvillohej jo thjesht si nje perplasje shoqerore e shpallur me komande ushtarake por si nje levizje e natyrshme per te realizuar seleksionimin politik ne gjirin e popullit. Njera pale ajo qe do ta drejtonte e do ta realizonte luften e klasave arsimohej e kualifikohej politikisht nderohej me dekorata e medalje perligjej me merita ndersa pjesa tjeter e popullit lihej ne pritje per tu bere objekt i kesaj lufte klase.
Te mirat qe i shtoheshin kapitalit politik te cdokujt parametrat e te cilit ishin te survejuara fale mekanizmit djallezor te biografive i sherbenin me pas individit per ngritjen e tij sociale apo per vazhdimin e karrieres se tij profesionale. Politika komuniste prodhonte edhe instrumente shoqerore me te cilat realizonte luften e klasave. Organizatat e masave keto te ashtuquajtura rrypa te transmisionit te partise teksa merreshin me edukimin atdhetar te anetareve te tyre paralelisht zhvillonin edhe luften e klasave. Ne to jo te gjithe kishin te drejte te zgjidheshin. Ne to jo te tere kishin te drejte te shpreheshin. Shkurt realizonin misionin e klases kunder pjeses tjeter te saj se ashtuquajtures armiqve te klases Ne keto rrethana logjika ta thote se ashtu sic pergatitej njera klase per te forcuar pozicionin e saj social ne shoqeri po ashtu edhe pse heshturazi pergatitej edhe tjetra e nenshtruara. Vete lufta e klasave jepte reflekset e saj ne popull duke prodhuar nje etos te caktuar domethene nje mori dispozicionesh etike sistematike. Nje pozicionim i tille politik ne shoqeri i sherbente ne praktike klases punetore per te dominuar ndersa te persekutuarve ndash per te ndertuar nje solidaritet te heshtur ne emer te mbijeteses.
Nderkohe qe per njeren klase po aq sa shtohej urrejtja ndaj armiqve te klases po aq rritej dashuria per partine per te dytet ndodhte pikerisht e kunderta aq sa shtohej urrejtja ndaj atyre qe i dominonin po aq rritej dashuria per njeri-tjetrin. Etosi i pari lidhej drejtperdrejt me orientimet e koniunkturave institucionale kurse i dyti qofte per shkak te koniunkturave te mbijeteses apo per shkak te izolimit ne pjesemarrje ne strukturat e shtetit apo te partise i kushtohej njeriut. Si njera klase dhe tjetra brenda logjikes se sistemit ishin te mobilizuara dhe angazhonin ne luften e tyre ne syte e regjimit te vetmin kapital legjitim qe u kishte mbetur ate politik.
Tani le te zbresim pak ne terrenin politik aktual Dy dekada qe prej renies se komunizmit ne Shqiperi ne ndryshim nga vendet e tjera kapitaliste kapitali politik mbetet ende vektori kryesor per te kapur pozicione ne hierarkine e shtetit I vetmi sinkretizem qe ka ndodhur ne politike lidhet me transpozimin e diskursit klasor ne ate neoliberal nderkohe qe praktikat totalitare ku prodhohej ky diskurs mbeten po ato. Nje nga shenjat me te dukshme te mbijeteses se ketyre mekanizmave te se shkuares eshte teknika e biografise vleresimi ne terma politike i trajektores se jetes se dikujt Ne liturgjite parlamentare farizienet e politikes nuk ngurrojne te evokojne politikisht origjinat familjare te kundershtareve me terma si bijte e bllokmeneve cunat e Bllokut i biri ihellip babai ythellip kelysha tehellip etj. Ndersa degjohet te flitet keshtu deri edhe ne sallen e Kuvendit te Shqiperise pyetja me e pare qe te vjen ndermend eshte kjo ku eshte ndryshimi i ketij fjalori me ate te ish-komunisteve ne vitet e para te pasclirimit A nuk flitej edhe atyre viteve per Baballaret e Kombit Per bijte e borgjezeve Per femijet e bejlereve Per hellip
Ne vitin 1990 me ndryshimin rrenjesor te sistemit politiko ndash ekonomiko ndash shoqeror iu be jehone zhdukjes se luftes se klasave. Dhe ishte e natyrshme. Neper tribuna u fol me ze te larte se viteve te regjimit komunist te gjithe kishim qene bashkefajtore objekt e subjekt te luftes se klasave. Mirepo ecen vitet dhe cuditerisht ajo cka u proklamua si koncept nisi te mos shqiptohej me as si fjalor. Ne rrethanat e reja kur duhej qe te tere shqiptaret te viheshin ne start ekonomik ngjau ajo qe nuk deshirohej. Ne qofte se gjate viteve te para te pasclirimit lufta e klasave filloi e vazhdoi per kapjen e nje pozicioni social fale investimit te kapitalit politik mbas vitit 1990 frymezimet qene te tjera. Mbas vitit 1944 mjaftonte te zoteroje nje deshmi sipas se ciles kishe shkrepur nje here kunder te huajve dhe kjo te sillte perftime simbolike per te bere pjese ne klasen e dominuesve. Ne ndryshim me luften e klasave gjate regjimin e komunist ku kapja e nje pozicioni social fale investimit ne kapitalin politik sillte perftime simbolike per dominuesit apo krijonte nje ombrelle per te shtypurit sot illusio arsyeja pse ia vlen te hysh ne loje e angazhuar ne versionin single player ka si qellim te vetem perfitimin e kapitalit financiar.
Brenda logjikes se sistemit lojen solitare te disave pak a shume do ta kuptonim teksa e hasim tek hagiografet qe luftojne per nje karrige pushteti. Te punetoret shqiptare sot qe iu duhet te luftojne per nje vend perpara makinerise zgjedhja solitare mbetet teper e demshme per kushtet e tyre sociale. Prova me e mire ne keto njezet vjet tregohet prej faktit se klasa punetore shqiptare sot e cila tashme ekziston vecse virtualisht nen lupen e kerkuesve shkencore nuk ka shenuar asnje fitore sociale Dikur dominuese ndash sot klasa punetore shqiptare te krijon pershtypjen se nuk eshte as e shtypur Ne keto rrethana kur punetorise i ka mbetur vetem te vezhgoje e te degjoje mobilizimi i tyre mbetet krejt jetim keshtu qe ai biresohet vetem nga lideret e partive politike per qellimet qe u sherbejne vetem ketyre. Kodi i vetem qe sherben si medium dhe ndermjeteson komunikimin midis dominuesve dhe te dominuareve lidhet serish me kapitalin politik. Sistemi i shkuar eshte rrenjesuar aq thelle ne ndergjegjen e popullit tone sa qe ai nuk mund te mos veproje si nje e dhene transhistorike. Mentaliteti ndash total sot mban ne veprim thuajse po ato pesha te cilat dikur iu viheshin mbi krye te perndjekurve politike ndersa sot iu vihet mbi shpatulla atyre qe detyrohen te punojne sipas urdhrit politik
Klasat perligjin vetveten vetem atehere kur ato jane te mobilizuara per misione te qarta. Ne kushtet kur forcat politike te majta korruptojne kapitalin politik te punetoreve per te realizuar synimet e nje kaste te vecante mundesia e vetme qe i mbetet punetoreve per te mbrojtur interesat e tyre eshte zhvillimi dhe fuqizimi i sindikatave. Kalojne muaj te tere dhe ne Shqiperi nuk merr vesh se ku flene sindikatat Meraku qe ekziston te disa sindikaliste se duke u ngritur mund te akuzohen se behen bisht i ndonje force te caktuar politike eshte vetem mashtrim. Permes veprimit praktik sindikatat do te mund ti sherbejne jo vetem vetvetes por edhe politikes. Ky organizim si i vetmi mjet i mbetur per tu perdorur ne kushtet e shpronesimit politik te punetoreve vjedhja e votes dhe ekonomik uzurpimi flagrant i prones publike etj do te mund te perballej me instrumentalizimin qe i bejne axhendes se tyre sociale dealerat e pushtetit.
Jetojme ne nje realitet kur ekziston dhe frymezon koncepti se politika eshte burimi me fitimprures