E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendetesia akuzon Partine Socialiste per padituri

Sqarimi Pipero Lista e barnave miratohet nga Keshilli i Ministrave

Lista e barnave miratohet nga Keshilli i Ministrave nderkohe qe barnat e spitalit blihen nga vete qendrat spitalore. Ka qene kjo pergjigjja e drejtorit te politikave shendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero. Sipas tij per Ministrine e Shendetesise eshte e papranueshme dhe i pakuptimte percmimi nenvleresimi dhe hedhja poshte e punes kolosale te mijera mjekeve infermiereve e punonjesve te shendetit publik.

Lista e barnave te rimbursueshme prej vitesh qe nga koha qe opozita e sotme ishte pozite dhe Ministria e Shendetesise drejtohej prej saj miratohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Ministria e Shendetesise nuk kryen asnje procedure blerjeje per asnje ilac te vetem. Te gjitha spitalet e Shqiperise per blerjen e medikamenteve dhe barnave financimin e marrin nga Instituti i Sigurimit te Kujdesit Shendetesor me te cilin cdo spital ka nenshkruar kontraten respektive tha Pipero.

Por Partia Socialiste ka vijuar me denoncimin e degradimit te sistemit shendetesor. Sipas PS-se perfaqesuesit e se majtes do vijojne te denoncojne gjendjen e mjeruar ne sistemin shendetesor ne vend. Per Ministrine e Shendetesise eshte e papranueshme dhe i pakuptimte percmimi nenvleresimi dhe hedhja poshte nga ana e ketij deputeti e punes kolosale te mijera mjekeve infermiereve e punonjesve te shendetit publik. Per ne dhe per cdo qytetar eshte e papranueshme qe nje deputet te hedhe poshte miliona vizita qindra e mijera ekzaminime dhjetera e mijera operacione dhe analiza te shendetit publik qe garantojne qendrueshmerine e sistemit shendetesor shqiptar te konfirmuar edhe nga mjaft raporte te institucioneve qe asistojne ne Shqiperi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›