E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venecia pushtohet nga maskat

Në Venecia të Italisë kanë filluar karnavalet e famshme në të gjithë botën, me një program të titulluar "Sensation 2010", i cili do të zgjasë deri në datën 16 shkurt.  Maska, kostume, ngjyra, personazhe dhe të mirënjohurat perlat veneciane, simboli i një tradite qindra vjeçare kanë pushtuar këtë qytet. Venecia është një qytet mjaft i frekuentuar gjatë gjithë vitit, por në këtë periudhë, ai bëhet më i bukur për shkak të karnavaleve. Organizatoret e karnavaleve të

Venecias thonë se gjatë këtyre ditëve në këtë qytet pritet të vijnë me mijëra turistë nga e gjithë Europa e bota, për të ndjekur nga afër ballon e famshme me maska, apo sfilata të ndryshme. Fjala karnavale është përdorur për herë të parë në një dokument antik vendas të vitit 1094, kur për herë të parë Doxhi Vitale Faliero i përmendi ato në një dokument zyrtar. Karnavalet e zakonshme të shekullit 12, do të ishin vetëm një shëtitje në sheshin San Marco, ku do të mblidheshin të gjitha maskat, nën tingujt e muzikës dhe këngëve, duke kërcyer deri në mesnatë, teksa dëgjohet kambana që lajmëronte ardhjen e mesnatës të gjithë hiqnin maskën dhe këndonin së bashku, po ikën, po ikën, po ikën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›