Gaddafi, magji të zezë kundër rebelëve

Magji e zezë dhe hyjni afrikane janë manovrat e fundit e Muammar Gaddafi-t për të mbajtur në këmbë regjimin e tij.
Koloneli ka thirrur lider shpirtërorë dhe shtriga nga Mali, Mauritania, Gambia, Maroku dhe Nigeria për të larguar rebelët që po i afrohen fortesës së tij në Tripoli.
Lajmin e ka bërë të ditur koloneli Saleh Al Ubaidi, i cili ka kaluar nga ana e rebelëve, në një deklaratë për të përditshmen “Assharq Al Awsat”.
“Hyjnitë dërgojnë priftërinjtë e tyre në fushat e betejës me talismanë magjikë në dorë për të ruajtur besnikërinë e ushtarëve”, ka treguar Al Ubaidi.