Akuza kundër organizatorit të Love Parade
Qeveria e landit të Rinit Verior-Vestfalisë ngriti akuza të ashpra kundër organizatorëve dhe qytetit të Duisburgut. Edhe inspektori i policisë së landit u shpreh me nota tejet kritike në një konferencë shtypi.
Në fund të prezantimit të tij, inspektorit të policisë Dieter Wehe i ikën zëri, për një moment ai përfshihet nga emocionet.
Minuta më parë ai kishte paraqitur në mënyrë të detajuar se përse ndodhi katastrofa të shtunën e kaluar dhe nuk ka më asnjë dyshim: pas vetëm pak orësh, organizatori nuk e kishte më nën kontroll situatën.
Ai ka shkelur marrëveshjet e qarta për sigurinë dhe nuk ka angazhuar një numër të mjaftueshëm ruajtësish të rregullit pikërisht atje ku duhej t'i kishte sipas konceptit të paraqitur prej tij për sigurinë. Organizatori i Love Parade hapi portat bllokuese para dy tuneleve, megjithëse ato duhej të kishin qëndruar të mbyllura.
Se çfarë pasojash pati ky veprim, shpjegohet nga inspektori Wehe:
"Sot dimë se kjo porosi nuk u zbatua nga forcat e organizatorit. Ne nuk e dimë se përse me gjithë marrëveshjet obliguese kjo porosi nuk u zbatua nga ruajtësit e rregullit. Sidoqoftë vizitorët vazhduan të vërshonin në drejtim të tunelit".
Sot mijëra gjermanë u tubuan në Duisburg, për të kujtuar 21 personat që humbën jetën javën e kaluar.