E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuelë, Chavez: Obama nuk e meriton çmimin Nobel

Lideri socialist i Venezuelës, Hugo Chavez deklaroi se presidenti amerikan, Barack Obama nuk kishte bërë asgjë tjetër përveç shprehjes së dëshirave të mira, për të marrë çmimin "Nobel" për Paqen.
Chavez lavdëroi Obamën personalisht dhe kritikoi administratën e tij për politikat "imperialiste". Chavez gjithashtu pohoi se mendonte që ishte një gabim kur kishte lexuar njoftimin se lideri amerikan kishte fituar çmimin."Çfarë ka bërë Obama për të merituar këtë çmim? Juria i ka mbështeTur vlerësimet tek shpresa e tij për një botë pa armë bërthamore, duke harruar rolin e tij në qëndrimin e batalioneve të tij në Irak dhe Afganistan dhe vendimin e tij për të dislokuar baza të reja ushtarake në Kolumbi,"- deklaroi Chavez në një shkrim të publikuar në shtypin e shkruar.
"Për herë të parë, po shohim se çmimi është marrë nga një person që nuk ka bërë asgjë për ta merituar, pra është shpërblyer dikush vetëm për një dëshirë që është shumë larg nga të qënit realitet", shprehej ai.
Chavez deklaroi se dhënia e çmimit "Nobel" Obamës është njëlloj sikur t'i japësh një çmim një lojtari bejzbolli një çmim të rëndësishëm vetëm sepse deklaron se do të fitojë 50 lojë të këtij sporti dhe do të elimonojë 500 lojtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›