Medvedev:Ekonomia ruse është goditur rëndë

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka deklaruar së fundmi se ekonomia ruse është goditur më rëndë se ç'pritej nga kriza fiannciare, ndonëse është shmangur skenari më i keq. Medvedev ka pranuar se prodhimi në vend, gjatë këtij viti do të shënojë një rënie prej 7.5 për qind. Ndërkaq kryeministri rus, Vladimir Putin fillon sot një vizitë tre ditore në Kinë. Putini do të takohet me zyrtarët më të lartë kinezë dhe do të marrë pjesë në takimin e sigurisë së vendeve të Azisë qëndrore. Kina dhe Rusia pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje, mes të cilave dhe një për ngritjen e një hekurudhe të shpejtësisë së lartë mes dy vendeve.