E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, kostoja e kredimarrjes arrin nivel rekord

Yieldi i obligacioneve me afat maturimi 10-vjeçar arriti në 6.81 ndërkohë që optimizmi i shfaqur pas dorëzanisë që Bashkimi Evropian u dha bankave spanjolle në fundjave është në shuarje.

Ndërkohë, yieldi i obligacioneve italiane me afat maturimi 10-vjeçar u rrit të 6.28%, nivel i paparë ky që prej muajit janar, ndërkohë që shqetësimet lidhur me financat e këtij shteti rriten.

Pavarësisht dorëzanisë prej 100 miliardë eurosh ndaj bankave spanjolle, investitorët vazhdojnë të jenë mosbesues ndaj tregjeve evropiane pasi i konsiderojnë masat shtrënguese si mbytëse për ekonomitë e këtyre vendeve.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-06-12 19:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›